Procesverbal, datë 28.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
Vazhdon diskutimi nen për nen i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gerti Bogdani, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Fatbardh Kadilli, Astrit Bushati (zëvendësues).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Përfaqësues të KKTR-së, RTSH-së, AKEP-it, Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU Miratojmë procesverbalin e mbledhjes së datës 21 prill 2010. Jeni dakort? Miratohet.
Vazhdojmë me projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Grupi i punës është marrë me rregullimet e neneve që kemi lënë ne me pikëpyetje dhe ka dhënë zgjidhjet për nenet përkatëse në këtë tabelë që kemi përpara. Ti kalojmë nenet një për një. Kemi detyrimin kohor që ta mbarojmë sot, maksimumi nesër, diskutimin. Grupi i punës ka qenë i angazhuar, ndaj mendoj se nuk ka shumë vend për debate.
GAZMEND BICI Grupi i punës është mbledhur disa herë dhe ka dalë me disa propozime konkrete.
Neni 2, Përkufizimet, janë kategorizuar disa pika për shërbimet, pika 1:
- Shërbime të mbrojtura janë ato shërbime të transmetimit radio, transmetimeve televizive dhe shërbimeve të shoqërisë së informacionit që ofrohen për qëllime fitimi mbi bazën e aksesit të kushtëzuar. Ofrimi i aksesit të kushtëzuar për shërbimet e mësipërme është, gjithashtu, një shërbim i mbrojtur.
DED KASNECI Këto janë shtuar, se nuk janë në projektligj.
MARK MARKU Jeni dakort me këtë version? Dakort.
GAZMEND BICI Vazhdojmë me pikën 2:
- Akses i kushtëzuar është marrja e masave dhe/ose rregullimeve teknike, në mënyrë që aksesi, në një formë të kuptueshme/ të qartë në shërbimet e mbrojtura bëhet kundrejt një autorizimi individual paraprak. MARK MARKU Para bëhet të shtohet të. Dakort pika 2.
GAZMEND BICI Pika 3:
- Pajisje e aksesit të kushtëzuar është çdo pajisje ose program (software) i projektuar dhe përshtatur për dhënien e aksesit në një shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme/ të qartë.
MARK MARKU Dakort, kalojmë te pika tjetër.
GAZMEND BICI Pika 4:
- Pajisje e ndaluar është çdo pajisje ose program (software) i projektuar ose përshtatur për dhënien e aksesit në një shërbim të mbrojtur në një formë të kuptueshme/ të qartë pa autorizimin e ofruesit të shërbimit.
ADRIANA GJONAJ Te pika 4 është një lloj sqarimi për aksesin e kushtëzuar të përcaktuar më lart. Aksesi të mos i ketë sqarimet më pas.
DED KASNECI Janë të ndërthurura. Këtë e ka sugjeruar Ministria e z. Pollo.
PËRFAQËSUESI I AKEP Këto janë përkthime të qarta nga direktiva.
MARK MARKU Dakort. Kalojmë te neni 15.
GAZMEND BICI Neni 15:
2. KKT-ja duhet të nxisë:
a)sigurimin e programeve të shumëllojshme, të ndryshme me cilësi të lartë dhe me risi nga transmetuesit e shërbimit publik dhe privat,
c) rritjen e shumëllojshmërisë së shërbimeve transmetuese.
3. ç)të nxjerrë rregullore që janë të qëndrueshme dhe të parashikueshme për subjektet në treg.
MARK MARKU Jeni dakort me këtë version?
ADRIANA GJONAJ Te pika a) pas të ndryshme të vihet presje.
MARK MARKU Dakort.
Neni 30 , 1.c
GAZMEND BICI 1. Transmetuesi duhet:
c) në rastin e transmetimeve me zë, që zgjasin për më shumë se 12 orë në ditë, jo më pak se 20% të kohës së transmetimit ndërmjet orës 07 deri 19 ti kushtohen transmetimeve të programeve të lajmeve dhe të çështjeve aktuale. Përjashtim nga kjo kërkesë mund të bëhet me miratim nga KKT-ja, sipas kritereve të miratuara prej saj për këtë qëllim.
PËRFAQËSUESI I AKEP E kemi shtuar ne për ta bërë më të qartë.
MARK MARKU Pra, kjo është shtesë?
BLEDAR MILOTI Është riformulim.
MARK MARKU Hiqet pika 3 te neni 30 dhe përfshihet te pika c.
GERTI BOGDANI Pika d po të hiqet të kufizon.
MARK MARKU Ti propozon të mos hiqet pika d? Pra Bogdani propozon të mos hiqet pika d? Pse është hequr?
PËRFAQËSUESI I RTSH Për ne ka qenë përsëritje e pikës c. Me gjithatë nuk është problem.
PËRFAQËSUESI I KKRT Arsyeja që e kemi bërë është, së pari, problemi i referimit, që krijon ngatërresa, dhe së dyti, në riformulim ne përcaktojmë që miratohen disa kritere, pra ne i kemi vënë në ligj që këto i kritere i miraton KKT-ja . Pra të ketë disa kritere dhe kush i nxjerr ato. Nëse zbret si pikë, atëherë duhet thënë se kush i përcakton këto kritere.
MARK MARKU Për pikën d, bëhet:d) mos të cenojë drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program te transmetuar nga transmetuesi dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.
Te neni 30, hiqet pika 6. Dakort? Po.
Vazhdojmë me nenin 31/1
1. Ofruesit e shërbimit të transmetimit me zë dhe/ose figurë i bëjnë lehtësisht të arritshme marrësit të shërbimit informacionin e mëposhtëm:
1/1. Ofruesit e shërbimit të transmetimit me zë dhe figurë i bëjnë lehtësisht të arritshme në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përhershme marrësit të shërbimit shenjën identifikuese.
1/2 Ofruesit e shërbimit të transmetimit me zë i bëjnë lehtësisht të arritshme në intervalet kohore të përcaktuara nga KKT-ja emrin e ofruesit të shërbimit me zë
Jeni dakort me propozimin e grupit të punës? Po.
Neni 31/ të bëhet a): emrin e ofruesit të shërbimit mediatik.
Kalojmë te neni 46/6, Kontrolli i veprimtarisë së kontraktuesit, e cila riformulohet.
GAZMEND BICI Neni 46/6: 6.Pas paraqitjes së pretendimeve të kontraktuesit, nëse ka, KKT-ja vendos nëse ky ka shkelur kushtet e kontratës apo ka shkaktuar interferencë. KKT-ja vendos një nga sanksionet e parashikuara në kreun X të këtij ligji.
MARK MARKU - Jeni dakort me propozimin e grupit të punës? Po.
Neni 47, Pezullimi. Grupi i punës do ta riformulojë, KKRT-ja dhe AKEP i, dhe do të spostohet te Kreu i Sanksioneve. Jeni dakort? Po.
Kalojmë te neni 49, Leja e transmetimit Ofrimi i shërbimeve me zë dhe/ose figurë.
1.ndërtimi i rrjeteve për transmetimet me zë dhe/ose figurë që nuk kërkojnë përdorimin e burimeve të kufizuara i nënshtrohet rregullimit sipas ligjit nr. 9818 Për komunikimet elektronike;
2.ofrimi i transmetimit të shërbimeve të transmetimeve me zë dhe /ose figurë mbështetur në këto rrjete, bëhet në përputhje me kërkesat e parashikuara nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga KKT-ja.
BLEDAR MILOTI Na ka ardhur një propozim nga KKRT-ja për të shtuar një pikë 3.
KKRT-ja ka ndryshuar edhe pikën 2, pasi ka dy kategori rrjetesh. Në rastin e pikës 1, është në kompetencën e AKEP-it.
BLEDAR MILOTI Lexon propozimet e KKRT-së për pikat 2 dhe 3:
2. Ofrimi i rrjeteve per transmetimet me ze dhe /ose figure, qe kerkojne perdorimin e frekuencave jashte brezit te frekuencave te caktuara per transmetimet me ze dhe /ose figure, sipas Planit Kombetarte Frekuencave, i nenshtrohet rregullimit sipas ligjit nr. 9818 date 19.5.2008 Per komunikimet elektronike.
3. Ofrimi i sherbimeve te transmetimeve me ze dhe/ose figure mbeshtetur ne rrjetet e pershkruara ne pikat 1 dhe 2 te ketij neni, behet ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga ky ligj dhe rregullat e nxjerra nga KKT-ja. MARK MARKU Te pika 1. fjala ndërtimi të zëvendësohet nga ofrimi. Jeni dakort dhe me propozimet e sapombërritura të KKRT-së? Po. Vazhdojmë.
PËRFAQËSUESJA E MINSTRISË Kemi rënë dakort me ju që pas kthimit nga Brukseli, ta rishikojmë projektligjin me vërejtjet apo sugjerimet e tyre.
MARK MARKU Patjetër.
GAZMEND BICI Për nenin 54, grupi ia la Komisionit të vendosë.
PIRRO KOÇI (KKRT) Koncepti i radiove vendore është një koncept i përdorur për ti dhënë mundësi