E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 maj 2010 - Rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2009

//

R E Z O L U T Ë

PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË BANKËS SË SHQIPËRISË PËR VITIN 2009

Kuvendi i Shqipërisë:
- Duke njohur e vlerësuar rolin kushtetues të Bankës së Shqipërisë për formulimin dhe zbatimin e politikës monetare dhe mbajtjen e administrimin e rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë;
- Duke vlerësuar ndikimin e politikës monetare në stabilitetin ekonomik e financiar të vendit;
- Duke marrë në konsideratë zhvillimet ekonomike e financiare botërore dhe ndikimin e tyre në vendin tonë;
- Duke mbështetur e zhvilluar bashkëpunimin me këtë institucion, si dhe duke nxitur bashkëpunimin e tij me institucionet kombëtare e ndërkombëtare;

Konstaton se gjatë vitit 2009 Banka e Shqipërisë:
- Me politikën monetare të ndjekur, ka kontribuar në forcimin e stabilitetit makroekonomik e financiar dhe në qëndrueshmërinë e ritmeve të zhvillimit ekonomik e social të vendit, në kushtet e një krize të thellë të ekonomisë globale;
- Ka realizuar objektivin e saj kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke mbajtur inflacionin brenda kufijve vjetorë të parashikuar;
- Ka plotësuar detyrimet e programit monetar, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe anëtarësimi i pritshëm në BE;
- Ka marrë masat e nevojshme ligjore dhe organizative për të minimizuar efektet e krizës ekonomike e financiare botërore në sistemin tonë bankar dhe për të garantuar depozitat e qytetarëve;
- Ka ruajtur qëndrueshmërinë e monedhës shqiptare kundrejt monedhave të huaja, duke zbatuar një kurs këmbimi fleksibël, në varësi të kërkesës dhe ofertës në treg;
- Ka forcuar rolin mbikëqyrës ndaj sistemit bankar, si dhe ka ndikuar në zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë e të gamës së shërbimeve që ai ofron;
- Ka ndikuar në rritjen e kreditimit të ekonomisë, veçanërisht në sektorin prodhues privat;
- Ka ndikuar në plotësimin e nevojave të tregjeve monetare me likuiditetin e nevojshëm dhe në rritjen e fleksibilitetit të bankave për administrimin e likuiditeteve afatshkurtra;
- Ka zbatuar një sistem të sigurt dhe efiçent pagesash, që reflektohet në rritjen e vlerës totale të likuiditeteve të shlyera dhe zgjerimin e instrumenteve të pagesave;
- Ka ndihmuar në përmirësimin e strukturës së portofolit të huamarrjes së brendshme publike, duke i dhënë përparësi zgjerimit të huamarrjes afatgjatë;
- Ka plotësuar e përmirësuar kuadrin ligjor e nënligjor në fushën bankare, mbështetur në direktivat e Këshillit të Europës, parimet e rishikuara të Komitetit të Bazelit dhe praktikat e përparuara ndërkombëtare;
- Ka rritur transparencën ndaj publikut për politikat monetare aktuale dhe tendencat e tyre të ardhshme;
- Ka mbështetur procesin integrues të vendit në BE;
- Ka rritur cilësinë, ka përmirësuar metodologjinë dhe ka zgjeruar gamën e statistikave monetare e të statistikave të sektorit të jashtëm të publikuara.

Kuvendi rekomandon që, për vitin 2010, Banka e Shqipërisë të konsolidojë më tej punën për:
- Rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe të pavarësisë së institucionit, me synim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve brenda objektivit 3 +/-1 për qind;
- Forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes së sistemit bankar, për të siguruar forcimin e kapaciteteve të administrimit të rreziqeve, rritjen e transparencës së bankave të nivelit të dytë, zgjerimin e gamës së shërbimeve ndaj klientëve dhe reduktimin e kostos së shërbimit;
- Harmonizimin e politikave monetare me ato fiskale, bazuar në modele makroekonomike të qëndrueshme dhe efektive;
- Realizimin e objektivave të tjerë monetarë, në përputhje me strategjinë afatmesme të zhvillimit të vendit, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe detyrimet për integrimin e vendit në BE;
- Zbatimin e politikave makroekonomike të kujdesshme, për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë të bilancit të pagesave;
- Reduktimin e stokut të parasë jashtë sistemit bankar;
- Nxitjen e kreditimit të ekonomisë, për të rritur investimet në sektorët prodhues, si dhe marrjen e masave monitoruese për të shmangur risqet e mundshme;
- Nxitjen e kreditimit dhe të depozitave në monedhën vendase, me qëllim mbrojtjen e interesave të klientëve dhe mbajtjen nën kontroll të kursit të këmbimit;
- Harmonizimin e legjislacionit bankar me atë të BE-së;
- Përmirësimin e mëtejshëm cilësor e metodologjik të punës studimore e kërkimore.

Kuvendi përcakton si objektiva të tij, në raport me Bankën e Shqipërisë:
- Forcimin e mëtejshëm të rolit monitorues, për të siguruar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe repektimin prej saj të detyrimeve ligjore, për forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare;
- Përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit bankar dhe përafrimin e tij me atë të BE-së.

6 maj 2010

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›