Çpo ndodh me opozitën?

Prec Zogaj
Ka tension në koalicionin opozitar. Shkaku i dukshëm është mosndryshimi i sistemit zgjedhor. Partitë e vogla kërkojnë vendosjen e proporcionalit kombëtar për një numër deputetësh. Ato mendojnë se në këtë mënyrë do të mund të përfaqësohen në Kuvend pa shtrirë dorën. Pavarësisht se e paelaboruar, pra edhe e mbarsur në një masë të caktuar me iluzione, kërkesa në fjalë është e drejtë. Shqipëria ka një sistem zgjedhor të papërshtatshëm dhe të padrejtë, që duhet ndryshuar patjetër. Sa më shpejt, aq më mirë. Po a mund të jetë kjo një arsye e përligjur për ftohje dhe ndarje midis partive që kanë bërë opozitën prej disa vitesh, në kushte të vështira, duke u përballur deri edhe me plumbat e regjimit të Berishës? Absolutisht jo. Ka shumë arsye për të cilat partitë afrohen apo largohen nga njëra tjetra. Ndarja për sistemin në kushtet e sotme është një arsye e dobët, që nuk i reziston gjykimit të shëndoshë. Po të ishte Partia Socialiste kundër ndryshimit të sistemit do të kishte kuptim deri diku që aleatët e saj, apo një pjesë e tyre, të fillonin të shikonin zgjidhje te tjera jashtë këtij koalicioni. Por Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se është në favor të proporcionalit të korrektuar kombëtar. Deklaratat janë i vetmi mjet që tregon vullentin e partive kur duhet bërë një gjë që kërkon domosodshmërisht dy palë. Në krahun tjetër, Berisha vazhdon të mbetet hermetikisht i mbyllur për çështjen e sistemit dhe po fërkon duart për sherret prapa derës. Në rrafshin e së drejtës ai është duke u hyrë në hak partive të treta. Por politikisht është në lojën e tij. Disa sondazhe kon