Dokle Vrasja ne prag te fushates
Deputeti socialist Namik Dokle hodhi akuza te forta duke thene se kjo vrasje ka filluar te mbulohet nga terri dhe mjegulla. Te dy vrasjet te mbuluara nga terri dhe papergjegjshmeria e skajshme e shtetit e Qeverise e policise Ka 18 muaj qe organet pergjegjese nuk kane bere asgje per zbulimin e vrasesve te deputetit Fatmir Xhindi. Edhe vrasja e Remzi Veselit qe ne diten e pare pas ndodhjes filloi te mbulohej me terr e mjegull. Vrasesit kane ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti e policia bejne te paditurin u shpreh Dokle dje gjate nje prononcimi nga selia e Partise Socialiste. Duke bere paralelizem me vrasjen e Xhindit deputeti socialist tha se ata ishin perfaqesues te PS-se te zgjedhur nga vota e popullit qe do te rikandidonin serish. Dje u vra Remzi Veseli kryetari i
Komunes se Terthores ne Kukes 34-vjecari i zgjedhur ne dy mandate radhazi. Akoma pa mbushur dy vjet nga vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi u vra edhe Remzi Veseli perfaqesues i PS ne pushtetin vendor. Te dy te respektuar e te nderuar nga elektorati socialist Te dy te zgjedhur disa mandate radhazi Te dy u vrane ne dere te shtepise Te dy ne prag te fushates zgjedhore Te dy te projektuar per rikandidim nga Partia Socialiste u shpreh Dokle. Remzi Veseli ishte kryetar i Komunes se Terthores ne Kukes ne mandatin e dyte te tij. Naten e vrasjes sapo ishte kthyer nga Tirana ku kishte marre pjese ne ceremonine e dasmes se kryetarit te PS-se Edi Rama.
Duke akuzuar Qeverine perfaqesuesi i Partise Socialiste tha dje se ne vend eshte tronditur siguria e jetes se qytetareve duke sjelle ne vemendje rritjen e kriminalitetit ne vend. Ne kete shtet me qeveri te korruptuar cdo dite degjojme lajme vrasjesh dhe krimesh qe tronditin thelle sigurine e jetes se qytetareve. do dite vrasje cdo dite perdhunime e rrembime dhe per absurdin me te madh mbi kete cdo dite perralla e Sali Berishes per siguri e mrekulli te papara e te padegjuara tha deputeti socialist. Duke shprehur qendrimin e Partise socialiste Dokle kerkoi nga qeveria te zbardhe sa me shpejt kete ngjarje. Jepini fund territ zoterinj pushtetare kryeminister minister prokurore apo police qofshi. Kerkojme urgjentisht zbardhjen e vrasjes se dy perfaqesuesve te PS Fatmir Xhindi e Remzi Veseli. E kerkojme ne emer te PS ne emer te atyre qe i kane zgjedhur e mbi te gjitha ne emer te shqiptareve qe mbi cdo gje kerkojne nje model te ri qeverisjeje qe tu siguroje e garantoje jeten u shpreh deputeti socialist. Partia Socialiste ka akuzuar ne menyre te perseritur qeverine se ka deshtuar ne zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist te qarkut te Fierit Fatmir Xhindi te cilen socialistet e kane cilesuar si vrasje politike per shkak te mandatit te deputetit.
Bamir Topi
Kreu i shtetit i dergoi familjes se kryekomunarit nje telegram ngushellimi. Me hidherim te thelle mesova per ndarjen e papritur e te parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te dashur njekohesisht edhe kryetar i Komunes se Terthores Remzi Veseli nje tragjedi qe ka tronditur jo vetem familjen tuaj por mbare opinionin publik ne vendin tone. Kjo eshte nje ngjarje jashtezakonisht e rende dhe nje akt kriminal i pashembullt qe i ve perpara pergjegjesise te gjitha strukturat perkatese te shtetit per te zbuluar autorin pa humbur kohe dhe per ta vene ate perpara drejtesise shprehet presidenti ne telegramin e tij.. Sali Berisha
Kryeministri Berisha i dergoi dje nje telegram ngushellimi familjareve te kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli. Vrasja e Remziut perben nje akt kriminal te shemtuar autori i te ciles do te marre ndeshkimin me te rrepte me te gjithe forcen e ligjit. Me lejoni qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare tju shpreh juve pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit te afermeve te tij si dhe te gjithe banoreve te Terthores ngushellimet me te sinqerta dhe bashkojme lutjet tona qe shpirti i tij te gjeje paqen e amshuar thuhet ne mesazhin e ngushellimit.
Aristir Lumezi