Orakulli/ Ngordhi oktapodi Pol qe parashikoi Boterorin
Oktapodi Pol ishte nje nga protagonistet kryesore te kampionatit boteror te ketij viti duke arritur te gjeje te gjitha ndeshjet. Por nje lajm i hidhur per te gjithe sportdashesit ka ardhur dje kur zedhenesja per shtyp e akuariumit Sea Lafe te Oberhausenit deklaroi se oktapodi Pol ka ngordhur. Pol ngordhi ne mbremje. Ishte dicka e parashikuar pasi ai kishte disa dite qe nuk ishte shume i gjalleruar. Nje humbje e madhe per te gjithe pasi Pol kishte hyre ne zemrat e mijera njerezve tha dje zedhenesja Tanja Munzig. Nderkohe ne profilin e krijuar per oktapodin Pol mesazhi i fundit ka qene Mesa duket erdhi dhe ora ime. Nje perqafim per te gjithe. Kujdesuni per veten dhe mos me harroni. Oktapodi arriti te gjeje shtate ndeshje te Boterorit i cili u zhvillua ne Afriken e Jugut dhe per ata qe mund ti kene vene ne baste vlera e tyre arrin ne 630 euro me vetem nje euro te vene. Gjithsesi zyrtaret e akuariumit te Oberhausenit bejne te ditur se kane nje tjeter pasardhes te Polit.