Akuza e Dimrajt Besa-Tirana e paracaktuar
Ndeshja midis Beses dhe Tiranes ka qene e paracaktuar. Ky eshte mendimi i shefit te klubit bardheblu Rauf Dimraj i cili dje ka akuzuar ashper gjyqtarin Sokol ekaj si njeriun qe ka ndikuar direkt ne rezultatin e takimit. 24 ore pas humbjes ne Kavaje te Tirana kane qene te gjithe te inatosur me gjykimin teksa pretendojne se jane denuar me qellim ne kete sfide. Pas trajnerit Nevil Dede kete here eshte nje drejtues i larte i klubit qe shkon edhe me tej duke leshuar akuza te forta per gjykimin. Pas asaj qe vezhguam dolen ne konkluzionin qe gjykimi i bere ne takimin Besa-Tirana ka qene i paracaktuar. Jane shume arsye perse ne pretendojme qe gjyqtari ka arbitruar me qellim per te na denuar. Natyrisht une nuk komentoj rastin e lojtarit tone Dushku sepse edhe mund te jepej kartoni i kuq. Mund te flas per disa episode sic ishte rasti i penalltise ku gjyqtari ekaj ka qene para aksionit kur topi u kap me dore ne zone nga mbrojtesi kavajas. Kane qene edhe disa momente kur lojtaret tane u ndeshkuan me kartone te verdhe gjate ndeshjes. Nderkohe nga ana tjeter lojtaret e Beses ne disa raste flagrante nuk jane penalizuar. Une shtroj pyetjen kujt i sherben kjo Te gjitha keto ndikojne te tifozeria e Tiranes e cila eshte shume e ndjeshme. Kerkojme drejtesi nga gjyqtaret. Ne si klub u kemi thene lojtareve qe te zbatojne rregulloren ne fushe duke mos ofenduar gjyqtaret eshte shprehur dje shefi i klubit 24 here kampion i Shqiperise.