Geret Bejl transferohet tek Reali
Një kontratë me vlerë 6-vjeçare është gati për t’u nënshkruar.
Garet Bejl është marrë vesh me Realin e Madridit dhe transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit mund të ndodhë.
Klubi spanjoll është i bindur se do ta marrë lojtarin sulmues uellsian të Totenhemit, ndërsa për anglezët do të jepen 100 milionë euro.
Kjo do të thotë më shumë sesa 94 milionë eurot që u paguan po nga Reali për Kristiano Ronaldon e Mançester Junajtid.
Madrilenët kanë siguruar deri tani 65 nga 100 milionë eurot, pas kalimit të Higuainit tek Napolit dhe shitjeve të Kajehonit apo Albiolit.
Po ashtu, Reali do të fitojë 10 milionë euro për Garain e Benfikës dhe 25 milionë euro për shitjen e Koentraos.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa Bejl do të hyjë në histori si blerja më e shtrenjtë.
Diego Lopez nuk largohet nga Reali: Do të pranoj konkurencën me Kasijasin
Diego Lopez nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit.
Portieri spanjoll pritet të kalojë një periudhë të vështirë tani që Murinjo është larguar dhe trajneri Ançeloti besohet se do të vendosë në portë kapitenin Kasijas.
Por, Lopez ka pranuar të luftojë për një vend në formacion, të pranojë konkurrencën.
Diego Lopez tregoi formë shumë të mirë gjatë periudhës që zëvendësoi Kasijasin, gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar.