Ronaldo, tjetër dëmtim në gju
Fati i keq duket se e ka me Ronaldon: Ish-Fenomeni është dëmtuar sërish. Sikurse ka bërë të ditur gazetari brazilian, Renato Mauricio Prado, i "O Globo", gjatë transmetimit televiziv "Bem, Amigos", ish-sulmuesi i Milanit, që vazhdon programin e rikuperimit në Rio de Zhaneiro, pas dëmtimit të rëndë në muajin shkurt, ka pësuar një tjetër lëndim në gjurin e majtë, i cili mund të mos rezultojë dhe aq i rëndë. Kjo do të ishte një tjetër goditje e fortë ndaj 32-vjeçarit, i cili mund të vendosë edhe të tërhiqet nga futbolli.