Te perndjekurit shtyhet afati i kompesimit projektligji ne Kuvend

Të gjithë ish-të dënuarit politikë, që kanë depozituar kërkesa në Minsitrinë e Dejtësisë jashtë afatit të përcaktuar, që është data 1 korrik 2009, do të kenë mundësinë e përfitimit financiar. Sipas projektligjit të ri për ndryshime në ligjin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurëve , data 1 korrik 2009 do të zëvendësohet me datën 3 prill 2012.
Ky ndryshim i parashikuar në draftin më të ri për ish-të përndjekurit politikë do të krijojë mundësinë e përfitimit të dëmshpërblimit edhe për ata persona që nuk kanë pasur mundësi të depozitojnë kërkesën për përfitim apo që e kanë depozituar atë jashtë afatti ligjor.
Ky ndryshim është shoqëruar edhe me një rregull tranzitor, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë do të jetë e detyruar të fillojë procedurën e shqyrtimit administrativ për të gjitha ato kërkesa që janë paraqitur pas datës 1 korrik 2009.
Po ashtu, projektligji parashikon dëmshpërblim edhe në bazë të veprave penale.
Një tjetër veçori e këtyre ndryshimeve, është trajtimi I veçantë për ish-të dënuarit politkë, të mbetur gjallë, në moshën 85 vjeçare, të cilëve do t’u shpërndahet dëmshpërblimi në dy këste proporcionale. Sipas projektligjit, kjo kategori do të trajtohet me përparësi në krahasim me kategorinë tjetër, duke përfituar dëmshpërblim me dy këste, në vlerë të plotë.