E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra, "Kina ka falsifikuar shifrat e huave per Shqiperine"



Vijon nga numri i kaluar

Nga ana tjeter, ne baze te dokumenteve qe disponon pala shqiptare, rezulton se qe nga dhjetori i vitit 1954 dhe deri ne korrik te vitit 1957, midis Kines Popullore dhe Shqiperise jane nenshkruar 17 marreveshje qeveritare per dhenie kredie Shqiperise nga Kina Popullore, pervec marreveshjeve per ndihmen ushtarake. Nder keto 17 marreveshje, ka prej tyre ku ndihma ne kredi llogaritet ne rubla te vjetra, me pas ne rubla te reja, pastaj ne lira angleze, me vone ne juane te brendshem e ne juane tregtare, ose ne dollare amerikane. Duke i hedhur monedhat e ndryshme te permendura ne keto marreveshje ne juane tregtare me kursin zyrtar kinez te caktuar nga Banka Kineze ne periudhat perkatese, rezulton se vlera e pergjithshme e ndihmes ekonomike kineze ne kredi, akorduar Shqiperise qe nga viti 1954 dhe deri ne vitin 1975, kur u nenshkrua marreveshja e fundit, nuk eshte me shume se 10 miliarde juane, sic permendet ne noten kineze, per vetem 3 miliarde e 35 milione juane tregtare. Nga kjo shume, duke e llogaritur vleren e veprave te plota dhe te materialeve te pergjithshme me cmimet e njeanshme te caktuara nga pala kineze, deri ne korrik te vitit 1978 eshte perdorur nga Shqiperia rreth 75 per qind e saj. Por ketu duhet theksuar se vlerat qe permbajne faturat e Bankes Kineze per veprat e plota dhe per materialet e pergjithshme nuk jane llogaritur mbi bazen e cmimeve te caktuara ne konsultim te perbashket, por jane caktuar ne menyre arbitrare, vetem nga pala kineze, pa e pyetur fare palen shqiptare ne baze te marreveshjes. Prandaj, kthimi nga Banka e Shtetit Shqiptar Bankes Kineze i faturave te objekteve te ndertuara ne Shqiperi nuk eshte shkelje e marreveshjeve, sic pretendon Nota kineze. cmimet per veprat e plota dhe per materialet e pergjithshme mbi te cilat jane llogaritur faturat e derguara nga Kina, jane caktuar jo ne perputhje me dispozitat e marreveshjes zyrtare ndermjet Qeverise se Republikes Popullore te Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Popullore te Kines te dates 22.12. 1971, ne te cilat percaktohet qarte se: "cmimet per veprat e plota dhe per materialet e pergjithshme... do te percaktohen ne konsultim te perbashket sipas principeve te caktimit te cmimeve tregtare midis Kines dhe Shqiperise". Persa i perket ndihmes ushtarake, vleresimet nga pala kineze jane bere krejtesisht ne menyre arbitrare, mbasi ne marreveshjet e kesaj kategorie, perpara vitit 1967 vleresimet jane shenuar ne monedhen kineze, pa u konsultuar me palen shqiptare, kurse ne marreveshjet e mevonshme, te cilat perfshijne edhe pjesen kryesore te ndihmes ushtarake kineze per Shqiperine, nuk percaktohet asnje vlere konkrete, as ne monedhen kineze dhe as ne ndonje monedhe tjeter. Pra, ato miliarda juane qe permenden ne noten kineze, nuk perfaqesojne shumen e vertete te ndihmes ekonomike dhe ushtarake te Kines per Shqiperine, por jane nje reklame kineze e sajuar mbi bazen e llogarive arbitrare, te njeanshme dhe tendencioze. Ne themi se pala kineze, per t?u sherbyer qellimeve te saj te mbrapshta, eshte nxituar kur caktoi shifra te tilla. Llogarite e plota do te behen sipas marreveshjeve protokollare dhe kritereve te vendosura nga te dyja palet. Ato do te behen duke mbajtur parasysh edhe humbjet edhe demet qe i jane shkaktuar ekonomise sone nga pala kineze, duke mos i realizuar ajo ne kohen e kontaktuar detyrimet, duke i lene nje pjese te rendesishme te objekteve te paperfunduara. Pala kineze nuk ka qene korrekte ne zbatimin e marreveshjeve e te protokolleve zyrtare dhe te kritereve te caktuara bashkerisht. Shumica derrmuese e objekteve ekonomike qe jane ndertuar ne Shqiperi me ndihmen dhe ne kredi nga Kina, kane perfunduar kurdohere me vonese, qe shkon nga 1 deri ne 6 vjet vonese. Ka edhe objekte te tilla, sic eshte Uzina e Ferro-kromit, e percaktuar qe te ndertohej ne Shqiperi ne baze te marreveshjes per kredi nga Kina te perfunduar ne vitin 1965, qe, per fajin e pales kineze, nuk ka perfunduar se ndertuari akoma edhe sot e kesaj dite. Po keshtu, ndertimi i Kombinatit Metalurgjik filloi me vonese dhe deri me sot, per fajin e pales kineze investimet per ndertimin e tij jane realizuar vetem ne masen 67 per qind kundrejt vellimit te vleftes se plote te Kombinatit, dhe nga Kina jane levruar vetem 74 per qind e pajisjeve. Keto shkelje flagrante te marreveshjeve zyrtare nga pala kineze i kane shkaktuar deme te medha ekonomise shqiptare dhe per kete Qeveria Kineze mban pergjegjesi te plote materiale dhe morale. Kur te llogariten ne baze te dokumentacionit zyrtar e te fakteve konkrete te gjitha keto, atehere do te shihet se kush e sa i ka borxh tjetrit. Ne noten kineze ndihma qe i ka dhene Kina Shqiperise paraqitet si faktori vendimtar i zhvillimit te vendit tone. Por ajo nuk ka qene e nuk mund te ishte nje faktor i tille. Faktori vendimtar, qe nuk mund ta mohoje askush, ka qene puna dhe lufta e vendosur, kembengulese dhe heroike e popullit shqiptar, nen udheheqjen e socializmit, sipas parimit leninist te mbeshtetjes ne forcat e veta. Sukseset madheshtore te arritura nga Shqiperia ne ndertimin e socializmit dhe ne mbrojtjen e vendit jane veper e Partise se Punes te Shqiperise, e shtetit shqiptar te diktatures se proletariatit, e popullit shqiptar dhe jo fryt i ndihmes nga jashte. Ndihma e marre nga Kina ka qene vetem faktor ndihmes. Gjithe kredite kineze te perdorura deri ne fund te vitit 1977 nga Shqiperia, ne raport me te ardhurat tona kombetare, perfaqesonin nje perqindje fare te vogel. Ky eshte realiteti dhe jo paraqitja e genjeshtert e pales kineze, qe kerkon te krijoje pershtypjen sikur eshte Kina qe ka mbajtur gjalle popullin shqiptar. Konceptet e shovinizmit te shtetit te madh i kane erresuar logjiken udheheqjes kineze dhe e kane bere ate qe te flase me gjuhen e pronareve feudale. Ne noten kineze permendet me mburrje qe Kina i ka livruar Shqiperise 1,8 milione tone grure. Gati sa s?thuhet se Shqiperia "e ka mbajtur shpirtin me buken e Kines"! Ky eshte nje qendrim ofendues per popullin shqiptar. E verteta eshte qe Shqiperia, gjate periudhes 1956-1975, ka importuar nga Kina grure. Jo vetem shifra qe jepet nuk i pergjigjet realitetit, por duhet thene se Shqiperia vetem 436 000 tone grure ka marre me kredi nga Kina gjate gjithe kesaj periudhe, ndersa e gjithe pjesa tjeter eshte marre prej saj ne rruge tregtare, duke e paguar grurin me klering. Perderisa ne noten kineze eshte permbledhur ne nje shifer te vetme si gruri i importuar nga Shqiperia me kredi, ashtu dhe gruri i importuar me klering, persa pala kineze nuk permend edhe cfare ka marre nga Shqiperia, cfare eshte eksportuar me klering nga Shqiperia ne Kine gjate periudhes 1954-1977? Shqiperia i ka levruar Kines mbi 1,7 milione tone nafte, mbi 1,3 milione tone bitum, rreth 2,7 milione tone mineral kromi e koncentrat kromi etj. Duke permendur ndihmen ushtarake ne noten e saj dhe duke e bere publike kete note, Qeveria Kineze ka demtuar rende mbrojtjen e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise dhe ka ndihmuar armiqte e saj te jashtem, vecanerisht forcat e paktit te NATO-s e imperializmin amerikan dhe forcat e Traktatit te Varshaves e social-imperializmin sovjetik. Ky eshte nje akt pabesie dhe per kete Qeveria Kineze mban pergjegjesi. Ne noten e Qeverise Kineze nje vend te vecante ne perpjekjet per te akuzuar punonjesit shqiptare, se keta gjoja nuk kane respektuar dhe nuk kane dashur te bashkepunojne me specialistet kineze qe kane ardhur ne Shqiperi. Keto jane trillime fund e krye dhe nuk ia vlen barra t?i pergenjeshtrojme. Ne jemi te bindur se ne ndergjegjen e tij asnje specialiste kineze qe ka jetuar e ka punuar midis popullit tone nuk do t?i aprovoje akuzat qe behen. Punetoret, specialistet dhe drejtuesit shqiptare gjate gjithe kohes kane bashkepunuar ne fryme vellazerore e miqesore me specialistet kineze, kane vleresuar drejt punen e tyre, kane respektuar dijet dhe eksperiencen e tyre. Duke ndjekur qellime te caktuara, ne noten kineze thuhet se ne Shqiperi jane derguar 6000 specialiste brenda 24 viteve. Kjo shifer globale serviret per te thene se gjoja per ndertimet, industrine, bujqesine e cdo gje qe eshte bere ne Shqiperi merita u takon ketyre 6000 specialisteve. Por ndertimi i Shqiperise se re eshte veper e vete popullit shqiptar. Ne ndertimin e veprave te ndryshme kane punuar cdo dite e vazhdimisht me dhjetera mijera specialiste, inxhiniere e teknike shqiptare, pa permendur tekniket e mesem e punetoret e kualifikuar qe jane qindra mije. Pa punen e dijet e tyre asnje veper nuk mund te ndertohej. Gjithashtu, ne noten kineze nuk thuhet se specialistet e derguar nga Kina per punen e tyre jane paguar jo pak nga populli shqiptar. Kjo nuk permendet, por nota nuk mungon te na kujtoje se Kina paska harxhuar 100 milione juane per te bere eksperimente lidhur me hekurin shqiptar! Dhe ne te njejten kohe, te urdheruar nga lart, specialistet kineze qe u terhoqen nga Shqiperia nuk u lane specialisteve shqiptare asnje dokument teknik, por i dogjen ose i moren me vete te gjitha dokumentet teknike qe kishin per objektet qe ndertoheshin ne Shqiperi me ndihmen e Kines.

Ne numrin e radhes do te lexoni:

Si u perpoq Kina te frenonte zhvillimin e ekonomise shqiptare me manovrat e specialisteve te saj

Akuzat e Shqiperise per devijimin e Kines nga rruga e marksizem-leninizmit

Pse e akuzon pala kineze Shqiperine dhe si pasqyrohen ne Noten Kineze keto akuza

Shkrimi eshte botuar ne gazeten "Zeri i popullit" me date 30 korrik 1978
Titulli eshte redaksional
Pergatiti: Matilda Arapi

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›