E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia humb aleatet per besnikerine ideologjike

Gazeta paraqet situaten e rende ne vend, ne prag te prishjes me Kinen. Diplomatet thone se duhet te jene shqiptaret qe te mirepresin ndryshimin

Malcolm W. Browne

BEOGRAD - Dyshimi tradicional i vendeve te huaja, i lidhur me ideologjine zyrtare te komunisteve te tjere, po shikohet si afrim te fanatizmi, gje qe duket se Shqiperia po mendon te largohet nga miku i saj i vetem, Kina.
Nese ndarja rezulton serioze, sic vleresohet nga zyrtaret jugosllave, Enver Hoxha, udheheqesi shqiptar, do te perballet me nje vendim te rende. Per me teper, Shqiperia do te duhet te hape me shume dyert per tregti dhe kontakte te tjera, gje qe gerryen ne kete menyre pushtetin e tij absolut, ose vendi do te perballet me varferi dhe skamje.
Ne keto ditet e fundit qarkullonin thashetheme, pjesa me e madhe e te cilave ne menyre te dukshme, e kane zanafillen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Jugosllavise, se Shqiperia i ka thene Pekinit se nuk ka me nevoje per keshilltaret e saj pas perfundimit te kontratave aktuale. Jugosllavia dhe Shqiperia kane marredhenie armiqesore dhe informacionet mund te jene marre ne konsiderate nen kete kendveshtrim. Kinezet dhe shqiptaret i kane hedhur poshte keto informacione.
Sidoqofte, fjalimet dhe njoftimet zyrtare nga Tirana dhe Pekini lene te kuptosh ngrirjen e marredhenieve qe ne tetorin e kaluar, kur i moderuari Hua Kuo Fend zevendesoi Mao Ce Dunin ne drejtim e Kines.
Modeli stalinist i drejtimit
Qe ne fundin e Luftes se Dyte Boterore, zoti Hoxha, i cili tani eshte 68 vjec, kishte marre modelin e drejtimit te tij sipas Stalinit dhe me pas ate te Maos. Zoti Hoxha ka refuzuar ate qe quhej "revizionizmi" i Nikita Hrushovit ne Bashkimin Sovjetik, apo te presidentit Tito ne Jugosllavi dhe tani, te udheheqesve te rinj ne Kine. Elementet ideologjike prej zotit Hoxha nuk kane kufizuar marredheniet me jashte. Gjate Luftes se Dyte Boterore, ai nenshtroi komunistet rivale dhe ne menyre te vazhdueshme ka spastruar Partine Komuniste te Shqiperise, shpesh duke ekzekutuar edhe kundershtaret e tij. Ashpersia e te tilla spastrimeve ishte kuptuar nga shume analiste te huaj se Zoti Hoxha po perballet me nje opozite serioze. Ata thone se suksesi ne politiken e tij me Kinen mund te percaktoje kohezgjatjen e qendrimit te tij ne pushtet. Ne radhen e politikave qe praktikisht mund te kete sjelle kundershtimin, eshte grindja me Bashkimin Sovjetik dhe ksenofobia ne drejtim te shteteve evropiane. Zoti Hoxha, vazhdimisht, i trajtoi shqiptaret si ata qe duhet te mbrojne kufijte tokesore apo detin Adriatik ne menyre te perhershme nga pushtuesit, sic ka ndodhur edhe ne te kaluaren. Qe Shqiperia u ka mbijetuar te gjithave, kjo eshte dicka qe ka qene historikisht aksidentale dhe deshmi e qendreses se kultures shqiptare.
Qendrueshmeria historike
Shqiptaret jane pasardhesit e popullit te lashte te Ilirise dhe gjuha dhe traditat e tyre nuk kane asnje lidhje me grupet e tjera etnike europiane.
Si nje komb, Shqiperia e shpalli veten per here te pare ne mesin e shekullit XV, kur Skenderbeu, i cili u be heroi kombetar, udhehoqi luften kunder turqve. Por, perfundimisht turqit e moren kontrollin ne vitin 1478 dhe e mbajten Shqiperine nen sundim me shume se cdo vend tjeter ne Ballkan, deri ne vitin 1912.
Pjeset e territorit te saj etnik i kaluan asaj qe me vone u be Jugosllavi dhe Shqiperia e vertet ishte afer shperberjes gjate Luftes se Pare Boterore, por mbijetoi deri ne vitin 1939, kur u aneksua nga Italia. Shqiptaret e thekur kujtojne se aneksimi nga Hitleri i Bohemise dhe Moravise shkaktoi nje krize te madhe evropiane dhe pushtimi gjerman i Polonise nisi ne Luften e Dyte Boterore, ndersa aneksimi i Shqiperise nga Italia nuk solli edhe aq shume gjurulldi.
Pas luftes, nen drejtimin e zotit Hoxha, Shqiperia u be praktikisht nje province e Jugosllavise duke shkembyer lehtesirat doganore dhe monedhen me Beogradin.
Kur presidenti Tito dhe Stalini u ndane me njeri-tjetrin, zoti Hoxha pranoi Stalinin si mbrojtes te shqiptareve. Bashkimi Sovjetik mori angazhimin te industrializoje Shqiperine, te paguaje nje sasi te borxheve te jashtme dhe te ndertoje nje baze detare ne Vlore. Por, ne vitin 1961, Shqiperia nderpreu marredheniet me Mosken dhe u kthye drejt Pekinit.
Frika nga fqinjet ne rajon
Disa prej shkaqeve te izolimit te Shqiperise, me nje popullsi 2.5 milione banore, jane te bazuar te frika prej fqinjeve te saj. Rreth 1 milion banore jetojne ne rajonin e Kosoves ne Jugosllavi. Beogradi eshte i shqetesuar kohe pas kohe se shqiptaret mund te shqyrtojne mundesine te krijoje bashkimin mbareshqiptar duke marre Kosoven. Ne anen tjeter, Tirana zyrtare shqetesohet se Jugosllavia mund te mund te shqyrtojne mundesine qe te marre Shqiperine nen zoterimin e saj vetjak, duke aneksuar te gjithe shtetin shqiptar. Nje tjeter irritim i Tiranes eshte per faktin e te qenit e informuar se shqiptaret ne Jugosllavi jane te varfer, pergjithesisht te pa-arsimuar, dhe me nje nivel lindjesh dhe vdekshmerie te larte.
Sipas nje zyrtari jugosllav, "te dallueshem lehtesisht nga kesula e tyre konike dhe veshjet kombetare plot ngjyra, shqiptaret ne Jugosllavi jane trajtuar, sic trajtoheshin dikur "zezaket ne Shtetet e Bashkuara".
Lindshmeria te shqiptaret; si ne Shqiperi edhe ne Kosove, eshte 2.5%, me i larti ne Europe. Por, larg nga faktoret e pershtatshmerise se politikes se jashtme dhe te brendshme, zoti Hoxha dhe kryeministri i tij Mehmet Shehu duket se jane prire nga ideologjia e tyre vetjake.
Shteti i vetem ateist ne bote
Per shembull, sipas ligjit shqiptar, ushtrimi i besimit eshte formalisht ilegal dhe Shqiperia e konsideron veten si "shteti i pare ateist ne te gjithe boten". Asnje vend tjeter komunist nuk ka shkuar teresisht aq larg. Pas shume shekujsh te sundimit osman, Shqiperia eshte kryesisht vend mysliman dhe minaret e hirshme dhe xhamite me kube akoma pikezojne territorin e te gjithe vendit.
Shumica e shqiptareve jane te prire te kene emra myslimane. Ne menyre te dukshme zoti Hoxha ndjeu se kjo kujtese e Islamit duhet te asgjesohet. Sipas Ligjit Nr. 5339, i dekretuar ne vitin 1975, shqiptaret u urdheruan te ndryshojne cdo emer qe ishte vene qe binte ndesh "papershtatshmerise politike, ideologjike dhe arsyeve morale" dhe cdo mbiemer qe tingellonte cnderues.
Ne rast te mungeses se deshires, emrat e tyre u ndryshuan ne menyre te dhunshme nga agjencite shteterore. Realisht nuk kishte informacione rreth efektshmerise se ligjit. Ne menyre te dukshme, kryeministri Mehmet Shehu ka akoma emrin e tij Mehmet, pavaresisht nga konotacionit islamik te tij.
Refuzimi i ndihmave nga Enveri
Ne kongresin e partise te nentorit te kaluar, zoti Hoxha riperseriti refuzimin e tij te pranoje ndihma nga cdo vend, Perendimor apo blloku Sovjetik dhe ne nje adresim per vendet neutrale, ai denoncoi "sistemin vetadministrues te Titos si nje arme e doktrines borgjeze.
Ai thote se Kushtetuta e vitit 1976 synon te "bllokoje rrugen e revizionizmit" dhe te mbroje Shqiperine nga eksperienca negative e disa vendeve ne te cilat u braktisen parimet e diktatures se proletariatit me formulimin magjik te revizionizmit, arma me e rrezikshme e kunder-revolucionit".
Nderkaq, rreth 50% e tregtise se jashtme te Shqiperise eshte me Kinen dhe gjysma e tjeter me vendet te Europes Lindore. Shqiperia nuk ka marredhenie tregtare me Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Prapambetja e Shqiperise shfaqet kudo. Madje edhe ne deklarimet e Tiranes zyrtare. Per shembull, ne numrin e fundit te revistes "Shqiperia e re" tregohet progresi ne ndertimin e linjave te furnizimit me uje ne kete menyre: "Ne prag te clirimit te Shqiperise ne vitin 1944 nuk kishte rrjet kanalizimesh ne brendesi te vendit. Tani jane ndertuar 2260 fshatra, te cilet kane rrjetin e tyre te ujesjellesit. Nuk do te jete e larget dita kur edhe 348 fshatra do te furnizohen me uje te pijshem".
Sepse 80% e Shqiperise eshte zone malore dhe vendi eshte i varur teresisht nga ushqimet e importuar dhe nje nderprerje e tregtise me Kinen mund te shkaktoje probleme ekonomike.
"Shqiptaret te mirepresin ndryshimin"
Nje diplomat Perendimor qe e vizitoi rastesisht Tiranen thote se "ceshtja eshte sesa gjate shqiptaret do te vazhdojne te bejne kete jete me varferi ne kete regjim spartan dhe me nje pasterti te tille ideologjike. Asnje nga turistet e pakte Perendimore qe kane mberritur ne Tirane, - me perjashtim te atyre amerikane, pasi nuk jane lejuar te vijne ne Shqiperi, - perfshire edhe ne diplomatet, nuk jane lejuar te shikoje apo degjoje ndonje gje". "Por, ne mund ta marrim me mend se atje duhet te jene shqiptaret ata qe duhet te mirepresin nje ndryshim".

Shkrimi eshte publikuar ne "The New York Times" me 27 korrik 1977
Titulli eshte redaksional. Titulli origjinal eshte: "Albania, ideology-bound, may lose its ally"
Pergatiti: Albert Gjoka

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›