E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer se shpejti do te vizitoje Maqedonine



Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap De Hop Shefer, pritet te vizitoje ne fund te ketij muaji Shkupin. Kjo vizite vjen pak kohe pas samitit te NATO-s ku Maqedonia nuk mundi te marre ftesen per anetaresimin ne Aleance. Shefer ka konfirmuar viziten e tij duke shtuar se ajo do te ndodhe pas nje ose dy javesh. Sekretari i NATO-s ka dhene serish sinjalet se duhet te gjendet nje zgjidhje per ceshtjen e emrit, me qellim te marrjes se fteses per anetaresim dhe shmangien e vetos greke. "Gjithsesi nuk ka ndonje afat formal kohor per ftesen per anetaresim. Por ne komunikaten e Bukureshtit u tha qarte se kontesti rreth emrit duhet te zgjidhet sa me shpejt qe eshte e mundur, per te arritur tek ftesa",-deklaroi sekretari i Pergjithshem i Aleances. Ai perjashtoi mundesine e perfshirjes se NATO-s ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit, sepse sipas tij vullneti per gjetjen e zgjidhjes ekziston tek pala maqedonase dhe ajo greke.

Feith: "Kosova ka shenuar progres te dukshem"

Lideret e Kosoves se pavarur kane treguar maturi te madhe ne trajtimin e periudhes se ndjeshme pas shkeputjes nga Serbia. Keshtu ka deklaruar kreu i misionit te BE-se, Pieter Feith ne takimin e Grupit Drejtues per Kosoven dje ne Vjene. Kosova ka bere progres te madh qe nga deklarimi i pavaresise, tha Faith per te shtuar se "grupi Drejtues do te beje cdo gje per te siguruar se ky progres te jete i vazhdueshem". Sipas tij Grupi ka mirepritur miratimin e Kushtetutes se Kosoves e cila permban te gjitha standardet me te larta te te drejtave te njeriut dhe ofron mbeshtetje te gjere per te gjitha komunitetet qe jetojne ne Kosove. Feith perseriti kundershtimin e Grupit per ndarjen e Kosoves pergjate linjave etnike dhe denoi dhunen qe ndodhi pasi Kosova e shpalli pavaresine. "Ne kerkojme nga te gjitha palet qe aktivisht te merren masa per te parandaluar dhunen", - tha Feith. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove do te perbente shkelje te rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Perfaqesuesi europian refuzoi te komentoje orarin e zevendesimit te UNMIK-ut nga ana e EULEX-it. "eshte e rendesishme qe Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara te levizin me tutje", - shtoi Feith.

Ishujt Marshall njohen Republiken e Kosoves

Ishujt Marshall, respektivisht Republika e Ishujve Marshall, ka njohur gjate dites se djeshme Republiken e Kosoves duke e cuar keshtu ne 37, numrin e shteteve qe kane njohur pavaresine e shtetit te ri. Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Ishujve Marshall, Toni de Brum i ka derguar kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, letren zyrtare per njohjen e Republikes se Kosoves, shtet i njohur dhe sovran. Republika e Ishujve Marshall eshte anetare e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ishujt Marshall ndodhen ne pjesen perendimore te Oqeanit Paqesor, ndersa ky shtet me disa dhjetera mijera banore eshte shpallur i pavarur ne vitin 1986. Ne keta ishujt jane te vendosur sistemet e shumta ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te cilet i kane administruar ato para pavaresise te ketij vendi, per disa dekada rresht.

Davis: "Rajoni nuk eshte destabilizuar nga pavaresia e Kosoves"

Sekretari i pergjithshem i Keshillit te Europes, Terri Davis ka deklaruar se Ballkani Perendimor nuk eshte destabilizuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Por megjithate ai shtoi se ekziston shqetesimi serioz per veshtiresite me te cilat perballen vendet e rajonit. Davis eshte shprehur se me gjithe veshtiresite ne rajonin e Ballkanit ka edhe levizje pozitive. Sipas tij ekzistojne sfidat si Kosova, vetoja greke per pranimin e Maqedonise ne NATO, zgjedhjet e jashtezakonshme ne Serbi dhe ne Maqedoni.

Berluskoni takohet ne Sardenje me Putinin
Presidenti rus, Vladimir Putin do te jete i pari udheheqes i huaj qe takohet me kryeministrin e ri te sapozgjedhur italian Silvio Berluskoni. Takimi u zhvillua ne vilen luksoze te Berluskonit ne ishullin Sardenje. Berluskoni fitoi zgjedhjet ne Itali duke u bere per here te trete kryeminister i vendit. Ne konferencen e tij per shtyp, Berluskoni tha se Europa dhe Rusia kishin nevoje t?i permiresonin marredheniet mes tyre. Ky takim nuk ka ndonje axhende specifike, njoftoi keshilltari i Berluskonit.

Irak, sulm vetevrases ne ceremonine e varrimit

Te pakten 30 persona kane humbur jeten ne nje sulm vetevrases ne veri te qytetit te Bakubes ne Irak. Sulmuesit aktivizuan nje jelek me mjete shperthyese ne nje ceremoni varrimi ku merrnin pjese anetare te nje grupi paraushtarak suni, te armatosur nga amerikanet per te luftuar kryengritesit. Ne veri te Irakut gjate kesaj jave ka pasur nje seri sulmesh. Vetem ne Bakuba diten e marte u vrane mbi 50 vete. Autoritetet thone se kryengritesit jane detyruar te levizin me ne veri pasi u debuan nga Bagdadi dhe provinca perendimore e Anbarit.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›