E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet austriaku i vdekur, dyshime per atak ne zemer



POGRADEC - Nje shtetas austriak eshte gjetur i pajete brenda baneses se tij ne qytetin e Pogradecit, ky dyshimet e para jane hedhur per nje vdekje natyrore. Burimet policore pohojne se viktima eshte shtetasi Werner Jage, i cili prej nje viti jetonte ne qytetin juglindor. Perkthyesi i tij kur ka shkuar ne banese, ka gjetur te pajeten 67-vjecarin Jage dhe menjehere ka njoftuar policine. Nderkaq policia ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te vdekjes. Burimet zyrtare ne komisariatin e Pogradecit pohojne se ne trupin e shtetasit te huaj nuk jane konstatuar shenja dhune. Bashkepunetori i Werner Jang, qe sherbente si perkthyes, eshte shprehur se ai vuante nga zemra dhe kishte kohe qe trajtohej me ilace per kurimin e semundjes. Trupi i viktimes eshte derguar per ne Tirane, ku do ti nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, e cila do te nxjerre edhe shkaqet e verteta te vdekjes se 67-vjecarit. Nga te dhenat e para mesohet se 67-vjecari para disa vitesh ka qene i martuar me nje shtetase shqiptare, dhe kishte vendosur qe te jetonte ne qytetin e Pogradecit.

SHKURT

Shasia false, hetim beratasit dhe shqiptaro-maqedonasit

BERAT - Dy te rinj shqiptare, njeri nga qyteti i Ures Vajgurore ne rrethin e Beratit dhe nje tjeter nga qyteti i Ohrit, do te hetohen nga organi i Prokurorise se Beratit, pasi dyshohen per falsifikimin e numrit te shasise te nje makine luksoze. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se jane ndaluar shtetasit Edison Beshiri dhe shtetasi maqedonas me kombesi shqiptare Arhun Demiri. Sipas ketyre burimeve, procedimi i tyre filloj per arsye se pas verifikimit te bere ne automjetit tip fuoristrade, i markes BMW X5, me targa
OH 221-HB, ne perdorim te shtetasit Edison Beshiri dhe ne pronesi te shtetasit Aruhn Demiri, ka rezultuar se numri i shasise se ketij mjeti ka qene i falsifikuar.

Trafiku klandestin, ndalohet 24-vjecari

VLORe - Nje 24 vjecar nga Vlora i shpallur ne kerkim per trafik klandestinesh u arrestua te enjten nga uniformat blu. Burime zyrtare te policise se Vlores thane se "24 vjecari, Nasip Trusha, u ndalua ne banesen e tij ne fshatin Lepenice, 40 km larg Vlores". Sipas policise, Trusha ishte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Shkalles se Pare kishte vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit. Materialet ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise se rrethit gjyqesor te Vlores.

Arrestohet, masakroi me sepate nje person

KRUJe - Forcat e policise se Krujes kane arrestuar ne oret e para te se merkures nje 33 vjecar, qe akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative". Burime zyrtare nga drejtoria e policise se qarkut, bene te ditur se Besnik Sana, ishte shpallur ne kerkim gjashte jave me pare per tentativen e vrasjes ne bashkepunim. Sipas te njejtave burime, Sana ne bashkepunim me shtetasin Ibrahim Lika (ende ne kerkim), me fund te shkurtit te ketij viti ne fshatin Shkrete te Krujes, kane goditur ne koke me sepate shtetasin G.S. Gjykata e Krujes kishte marre masen "arrest me burg" per 33 vjecarin, i cili eshte arrestuar te merkuren ne mbremje, ndersa fshihej ne banesen e te atit ne fshatin Picrrage

Kapen 2 persona, tregtonin heroine neper qytet

POGRADEC ? Dy shperndares droge ne qytetin e Pogradecit kane rene ne pranga ne kushtet e flagrances, pasi jane zbuluar nga policia. Burimet zyrtare bejne te ditur se dje, rreth ores 04.00 jane ndaluar shtetasit Mariglen Kovaci, 22 vjec dhe Ilmi Lipo, 42 vjec, qe te dy banore te Pogradecit. Dy personat, banore ne qytetin e Pogradecit jane kapur nga policia duke shperndare ne qytet 20 doza me lende narkotike te llojit "heroine". Nga hetimet e policise, ka dale se lenden narkotike e shiste Mariglen Kovaci, i cili e blinte tek Ilmi Lipo, shofer i nje autoambulance ne spitalin e qytetit. Ata akuzohen per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim".

Pakujdesia, vdes mbi kale kaloresi 24-vjecar

KUKeS - Nje pakujdesi ndersa udhetonte, i hipur ne kalin e tij, i ka shkaktuar vdekjen nje 24 vjecari ne fshatin e Orcikles te rrethit te Kukesit. Burime zyrtare te policise lokale, thane se ngjarja ndodhi rreth ores 20.00 te dites se merkure, teksa shtetasi Andrin Muja, baba i dy femijeve, ndersa ishte duke u kthyer nga qendra e komunes, qe ndodhet ne fshatin Zapod hipur mbi kalin e tij. Sipas tyre, teksa kafsha ecte me shpejtesi, kaloresi 24-vjecar eshte rrezuar dhe me pas eshte terhequr zvarre per disa qindra metra. Ne kete menyre Muja eshte plagosur rende dhe me pas humbi jeten. Banore te rastesishem kane gjetur trupin e pajete te tij ne mes te rruges.

Vodhen kamionin me tulla e cimento, kapen 2 te rinj

FIER ? Dy te rinj, pasi kane ndaluar nje kamion te ngarkuar me cimento, kane tentuar ta cojne ne shtepine e tyre mallin, por jane zbuluar dhe me pas jane arrestuar nga policia. Burimet zyrtare ne qarkun e Fierit bejne te ditur se te merkuren ne mbremje jane ndaluar dy bashkefshataret Aren Ismailaj dhe Gori Braka , perkatesisht te moshes 26 e 27 vjec , jane ndaluar me akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim dhe te shkaterrimit te prones". Dy te rinj nga fshati Ferras i komunes Levan, akuzohen per vjedhjen e nje kamioni te ngarkuar me 36 ton cimento dhe 14 paleta me tulla ne vendin e quajtur kthesa e Qarrit, pergjate segmentit rrugor Fier -Vlore . Prej burimeve policore mesohet se 27 vjecari Braka, eshte person me precedente penal.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›