60 zjarre në dy muaj shkrumbojnë ullinjtë dhe kullotat
Autori i Lajmit: red.
Brenda dy muajve në qarkun e Beratit janë regjistruar 60 raste rënie zjarresh, ku si pasojë janë shkrumbuar qindra hektarë tokë me ullinj, pyje e kullota. Prefektura e Beratit ka publikuar shifrat alarmante që vijnë si pasojë e përfshirjes nga flakët të hektarëve të tërë me shkurre, pyje, kullota, pisha, ullinj, vreshta e drurë frutorë. Kështu, sipas të dhënave të mbledhura nga grupi i punës pranë shtabit të emergjencës që u ngrit në prefekturë për përballimin e situatës, gjatë muajve korrik dhe gusht janë bërë 110 thirje për ndihmë pas rënies së zjarreve, nga të cilat 60 raste kanë qenë në pyje, kullota, vreshta, ullishte e drurë frutorë, pjesa më e madhe e rasteve të zjarreve kanë qenë në rrethin e Beratit. Nga një analizë paraprake që ka bërë grupi i punës, mësohet se janë përfshirë nga flakët dhe djegur rreth 270 hektarë shkurre e ferra, 241 hektarë pyje e kullota, rreth 2400 rënjë pisha, 2 mijë rrënjë ullinj, 3 hektarë vreshta e drurë frutorë. Sipas shifrave në fjalë, rastet e zjarreve kanë shkaktuar dëme tepër të mëdha në bujqësi, gjë e cila për këtë vit do të rëndojë tek fermerët dhe konsumatorët. Me gjithë masat e marra nga ana e institucionit të prefektit për parandalimin e rënies së zjarreve rastet kanë ardhur duke u rritur në muajin gusht, stimuluar dhe nga temperaturat e larta. Si shkaqe të rënies së zjarreve dhe përhapjes së tyre është bërë djegia e shkurreve për rigjenerim kullote, por nga temperatura e lartë dhe era situata ka dalë jashtë kontrollit. Djegia e pyjeve për përfitim të sipërfaqeve të lira, mospastrimi i tokave nga shkurret, mungesa e rrugëve për kalimin e mjeteve të emergjencave, vënia e qëllimshme e zjarreve për konflikte pronësie, pjesëmarrja e ulët e organeve të pushtetit vendor për parandalimin e tyre, dhe vënia e zjarreve si veprimtrari kriminale ka sjellë dëme të pallogaritshme. Sipas burimeve nga institucioni i prefektit për të menaxhuar situatën e zjarreve kanë bashkëvepruar sektori PMNZSH-së (zjarrfikës), Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, Shërbimi Pyjor dhe Batalioni i Reagimit të Shpejtë në Poshnje. Ndërkohë që zjarret kanë qenë të shumta dhe të qëllimshme, por janë shoqëruar shumë pak persona të dyshuar, deri më sot dënimin e merituar nuk e ka marrë asnjë prej tyre. Një problem tjetër, sipas shtabit të emergjencave, ka qenë dhe mungesa e mjeteve zjarrfikëse, pasi Berati ka vetëm tri mjete madje, tejet të amortizuara, çka në rastet e zjarreve në zona rurale janë aktivizuar vetëm dy prej tyre duke ruajtur dhe gatishmërinë për ndonjë zjarr të çstit në qytet.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008