E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit, 35 javë mësim dhe 100 ditë pushime në kalendar

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Vetëm 17 ditë i ndajnë nxënësit nga fillimi i vitit të ri shkollor 2008-2009. Dje Ministria e Arsimit ka publikuar datat e fillimit dhe regjistrimit të nxënsëve në shkolla. Sipas këtij udhëzimi, i cili u është dërguar të gjitha Drejtorive Arsimore në vend, shkolla fillon më 15 shtator 2008 dhe përfundon më 12 qershor 2009. Regjistrimet e nxënësve në shkolla do të fillojnë këtë të hënë më datë 1 shtator 2008 dhe do të mbyllen në datën 12 shtator.
Sistemi 9-vjeçar
Shpjeguar në detaje më të hollësishme mësimi i semestrit të parë për klasat I–IX, fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009. Ndërsa për semestrin e dytë fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009. Ndërsa pushimet për periudhën e parë që përkon me pushimet e festës së Vitit të Ri, fillojnë më 24 dhjetor 2008 dhe mbarojnë më 4 janar 2009. Periudha e dytë, që përkon me ndarjen e semestrave nga njëri-tjetri, fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 03 shkurt 2009.
Gjimnazet
Mësimi i klasave X dhe XI për semestrin e parë, nis më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009, kurse semestri i dytë, fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009. Ndërsa për klasën XII semestri i parë, fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009 dhe semestri i dytë, nis më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 5 qershor 2009. Lidhur me pushimet për gjimnazistët pa llogaritur (të shtunat dhe të dielat), periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 4 janar 2009, (12 ditë pushim). Ndërsa pushimet e periudhës së dytë, fillojnë më 31 janar 2009 dhe mbarojnë më 3 shkurt 2009,(4 ditë).
Pushimet
Sipas një llogaritjeje të përgjithshme, bazuar në të dhënat e MASH për pushimet në ditët e festave, pushimet e Vitit të Ri, pushimet në ndarjen e semestreve dhe kalendarit të pushimeve të të shtunave dhe të dielave në gjithsej 9 muaj shkollë, nxënësve të arsimit parauniversitar u takojnë rreth 100 ditë pushim. Ndërkohë që mësimi do të kryhet për 35 javë gjatë gjithë vitit shkollor.

Struktura e vitit shkollor në arsimin bazë (9-vjecar):

Klasa Mësim Festa
Semestri I Semestri II
I - IX 17 javë 18 javë 10 ditë

Për të gjitha gjimnazet me kohë të plotë dhe të shkurtuar, struktura e vitit shkollor:

Klasa Mësim Provime
të Maturës
Shtetërore Festa

Sem. I Sem. II Gjithsej
X, XI 17 javë 18 javë 35 javë - 10 ditë
XII 17 javë 17 javë 34 javë 3 javë 10 ditë

Mësime
Për klasat I - IX
Semestri i parë: Fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009.
Semestri i dytë: Fillon më 04 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009.

Pushime
Periudha e parë: Fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 04 janar 2009.
Periudha e dytë: Fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 03 shkurt 2009.

MËSIMET:

Klasa X, XI
Semestri i parë: Fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009.
Semestri i dytë: Fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 12 qershor 2009.

Klasa XII
Semestri i parë: Fillon më 15 shtator 2008 dhe mbaron më 30 janar 2009.
Semestri i dytë: Fillon më 4 shkurt 2009 dhe mbaron më 5 qershor 2009.

PUSHIMET:
Periudha e parë: Fillon më 24 dhjetor 2008 dhe mbaron më 4 janar 2009. (12 ditë pushim)
Periudha e dytë: Fillon më 31 janar 2009 dhe mbaron më 3 shkurt 2009. (4 ditë)

Konkursi
Maturantët e Arteve dhe të Sporteve vijojnë protestat para MASH
Vazhdojnë protestat e maturantëve që kanë konkurruar në Akademinë e Arteve dhe të Sporteve, përpara Ministrisë së Arsimit. Prej disa ditësh, ata kërkojnë të ndryshojë vendimi i Këshillit të Ministrave i 2006, i cili thotë se maturantët që nuk kalojnë katër provimet e Maturës Shtetërore, nuk kanë të drejtë të studiojnë në një nga universitetet publike. Këta maturantë rezultojnë fitues në konkurse, por mbetës në provimet me zgjedhje. Ndërkohë maturantët thonë se në rast se nuk do të marrin një përgjigje nga Ministria e Arsimit, atëherë do të hidhen dhe në greve urie. E ndërkohë burime nga Ministria e Arsimit thonë se nuk do të ketë asnjë ndryshim të vendimit të Këshillit të Ministrave, pasi nuk janë vetëm këta 120 maturantë që rezultojnë mbetës, pavarësisht se kanë rezultuar fitues në konkurse. Janë dhe rreth 7 mijë të tjerë, që kanë konkurruar për në fakultete të tjera dhe nuk kanë fituar për shkak se kanë mbetur në një nga provimet e Maturës Shtetërore.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›