61 VJEÇ DHENDER
Kur vendosa të vë kurorën në kishë, isha në kufijtë e 61 pranverave. Në mëdyshje për ta bërë publike këtë bëmë, ftova për kafe Filipin, Koço Devolen, Kosta Kamberin dhe Virgjil Karain. Në tavolinë erdhi dhe biznesmeni i njohur Lad Kosta. Bisedën e nisa larg e larg.
Unë: Vitet e Koços, Kostës, Xhilit dhe të miat bëjnë rrumbullak 235 vjet. "Peshojmë" sa 17 balerina të marra së bashku?!
Koço: Mitro xhani! Në këtë botë jallane, - thoshte Nonda Bulka, -jo çdo gjë mund të thuhet në shesh të burrave!
Unë: Dua të ndaj me ju një gëzim familjar. Kam vendosur të vë kurorë me Netin (gruan), në Katedralen e Kishës Katolike!
Filipi: Mos më thuaj të tilla turpe! Paska pasur të drejtë Ylber Memia, kur shkruante nga Amerika: "Duke lexuar shkrimet e Mitro Çelës, arrij në përfundimin si rrjedh dhe rroit burri kur mbush 60 vjeç!". Dhëndër pensionist?! Mua do më vijë turp të punoj me ty, Mitro xhani. Nuk kam hallin tënd, ty ta ka marrë ferra uratën. Por duke qëndruar me ty, bota do të thonë: paska rrjedhur Filipi?! Do këshillën time?... Bëj dy gisht letër... dhe sikter nga ‘TOP‘-i!
Xhili: Lëre Filipin! Flet si e bija e Zeqos në majë të thanës! Nuk ka faj! Jetojmë në kohën e Filipit. D.m.th., që unë Xhili, me gen edhe nga Kacidhot e Përmetit (ministër në qeverinë e Fan Nolit), rri e dëgjoj një Filip, nga Dermishti i Sarandës, që e ka bërë shkollën majë malit, me bukë e dhallë! Sot, hedh shkelma edhe për verën "Gaja", më të mirën verë që "gatuajnë" pepinot!... The se do vësh kurorë? Gjë e bukur. E kam bërë edhe unë. Këtu e dhjetë vjet të shkuara. E kam filmuar. Ta jap kasetën për përvojë... Dëgjova sikur the do të vësh kurorën në Kishën Katolike?... Pse? Ti je ortodoks. Unë e kam mik Janullatosin. Të bisedoj unë, që ta bëjë Peshkopi ceremoninë?
Unë: Jam i martuar me katolike.
Xhili: Në asnjë mënyrë! Nuk do të ketë kurorë katolike! Do të ngre në këmbë gjithë komunitetin ortodoks. Nuk do të lejoj, që vathën tonë ta braktisë një ortodoks i njohur. Do bëj namin, unë që jam edhe Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatëve! Deri në sallën e gjyqit do të sjell Janullatosin me Rrok Mirditën!
Filipi: Pi kafenë, or Xhil? Akoma nuk e di zotrote se Neti ia bën rrup sup Mitros? Nuk e ke vënë re, se çdo drekë, në orën 16.00 e rrëmben nga tavolina e drekës burrin, sikur Mitrua të jetë dele e perëndisë! Unë them të marrim një vendim: Të braktisim ceremoninë në kishë!
Koço: Miku im! Mos dëgjo Filipin! E ka nga smira. E kam dëgjuar me veshët e mi, që Vasilika ka vite që i kërkon të vërë kurorë! Ky i thoshte: Nuk dua të jem unë precedenti. Tani që dole ti, hedh shkelma...
Kosta: Pse nuk e bëre vjet ceremoninë?... Kishe sebep. Datëlindje me 6 dekada?... Mos m‘u përdridh. E pikasa? Po materializon një citat të Mao Ce Dunit: Jeta e burrit fillon kur mbush 60 vjet?! Bukur! Dasmë me bojëra politike! Kurorën do ta vesh, pikërisht tani që Berisha, pasi ngjiti 1500 shkallë të Murit Kinez tha: "Lavdi miqësia mes Partisë Komuniste të Kinës dhe Partisë Demokratik të Shqipërisë?!".
Filipi: ... Alo...Ke marrë vesh, o Sokol Olldashi, marrëzinë e Mitros? Do vërë kurorë me Netin?! Më vjen keq, se Mitrua duke qenë anëtar i Këshillit Kombëtar, do të turpërojë PD-në. Dhe kur? Tani që ka nisur fushata elektorale!
Olldashi: Alo... Ndaj tjetër mendim, qirjo! Me këtë kurorë me të njëjtën grua, Mitrua i bën mirë PD-së, pas skandalit me seks të ministrit. Si të thuash, rivendos ekuilibrin për çështje morale, brenda radhëve të partisë... Jemi parti vlerash, brenda familjes!
Lad Kosta: Filip! Mos e merr rrëmbyer! Kurora në kishë nuk njeh moshë. Unë jo vetëm jam dakord, por jam gati të sponsorizoj darkën e dasmës.
E pranova me kënaqësi iniciativën e Ladit, veç të tjerash, edhe për inat të Filipit. Po më tej? Sipas zakonit, një pasdite shkuam në zyrën e priftit. Burrë i vjetër. Fisnik në pamje. Me origjinë nga Malta. Fliste shqip për bukuri. Për t‘u mburrur, i thashë se kam takuar Papën në vitin 1991, si deputet dhe fill pasi e kishin takuar Pashko me Berishën. Si kundërpeshë, më tregoi se ish-presidenti i Maltës dhe President i OKB-së, prof. Guido de Marko, kishte qenë në Shqipëri. Kishte takuar Presidentin Ramiz Alia në vitin 1991. Kishin biseduar edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Vatikanit. Me shumë takt, prifti nxori Netin jashtë zyrës dhe më bëri disa pyetje. Ia vlen të tregohen, edhe si punë përvoje për çiftet e tjera që kërkojnë të më imitojnë. Deri me sot janë bërë 8 çifte, pa llogaritur Ardit Gjebrenë me të shoqen, që janë në debat.
Prifti: Ke dëshirë të martohesh me Antonetën?
Unë: Po.
Prifti: E ke tradhtuar zonjën?
Në fillim shtanga. Nuk isha përgatitur për pyetje të rënda... Bëra ‘riplay‘ me mendje. Shkurt 1992. Në Paris me Berishën dhe Filipin. Unë kryeredaktor. Filipi zëvendësi im. Ditën punonim për marrëveshjen mes RD-së dhe "Le Figaro". Natën shëtitje nëpër rrugicat e "Pigal" (lagje me famë për prostituta). Për herë të parë në jetë pamë filma porno...
Behar 2000. Amsterdam. Biro o Mina! Femra nudo në vitrina dyqanesh. Të gjalla! Nuk ta bënin me sy, por me pëllëmbën e dorës të ftonin brenda! Vendosa të shtyj derën, duke përfituar edhe nga rasti se Filipin nuk e kisha pranë! Por jo! Si anëtar i udhëheqjes së lartë të PD-së nuk e prisha moralin...
Shtator 2008. Madrid. Përfunduam në një disko. Mbi 100 vajza. Nga e gjithë bota. Me një copë të hollë, mbulonin në mënyrë provokative hiret që u kishte falur perëndia! (Pyetën një vajzë: Mund të bësh seks për 1000 euro... Jo... Po për 10 mijë... Jo... Po për 100 mijë euro... Pse jo! Fundja nuk e kemi blerë në pazar. Natyra na e ka falur... Edhe mund ta përdorim në kohë krize!).
Bukuroshet qarkullonin nëpër disko. Me lefta (para) mund t‘i ftoje për një gotë shampanjë. Mund të shkoje edhe në katin e dytë, për të parë Amerikën. Në ndryshim nga prostituta e Migjenit, që dorëzohej për pesë lekë, këtu pazari shkonte 300 euro! Mishi koqe-koqe. Hallall për instinktet që na ka falur natyra. Por shi me sy e plas me zemër, veç të tjerash, kur ke pranë edhe Filipin me çimka shumë!
Mars 2009. Kopenhagë. Vajza daneze. Bionde. Sy bojëqielli. Nuk na e varën, edhe pse shëtitëm gjithë natën. Na kishin thënë që seksi në Danimarkë është free (i lirë)!...
Vazhdoja të qëndroja si guak para priftit. Për një çast ndjeva një shok. Diçka më rrodhi. Mu duk sikur më luajti fiqiri. Humba kujtesën. Pse vallë?... Eureka! Unë vuaj nga amnezia, sëmundje e harresës, e gatuar nga Perëndia enkas për deputetët. Sot nuk jam deputet, por marr pensionin e deputetit. Mesa duket amnezia ndjek edhe pensionistët-deputetë. Sa për kulturë. Në vitin 2004 deputetët vendosën: Burrat e shqipes të dalin në pension 65 vjeç. Gratë 60. Deputetët 55 vjeç. Normale. I lodhi politika. Nuk jam i marrë të kundërshtoj. Kam 6 vjet që përfitoj nga kjo vetëbamirësi e deputetëve.
Prifti përsëriti pyetjen: E ke tradhtuar gruan? Thashë "jo", nën efektin e amnezisë. Në fund të fundit, në kishë, Zoti është si në shtëpinë e tij. Le të më gjykojë!...
Në të dalë të kishës takova Agron Llakajn. Kishte hapur sytë, sikur nga kisha të kishte dalë qoftëlargu.
Agroni: Pse në kishë? Mos iu lute priftit të të fusë Berisha në listë për deputet? Kot që lodhesh. Nuk ka nevojë PD-ja, tani që u rritën djemtë e KOP-it, për politikanë të dështuar!
Unë: Kam vendosur të vë kurorë?
Agroni: Pse, e le Netin? Ke gjetur atë që ëndërron në shkrime? Ndonjë biondinë të kolme?!
Unë: Morali, si demokrat i sahatëve të parë, nuk ma lejon as ta tradhtoj e as ta ndaj gruan!
Agroni: Mos! Jo deri këtu, shoku Mitro! Filipi, me siguri të ka futur një tufë me çimka. Do të të sulmojë ty, për të dëmtuar PD-në në zgjedhje! Të të them diçka? Mos të është zbrazur kuleta, sepse kam dëgjuar që Neti e ka dorën të rëndë! Të keqen vëllai! Të mblidhemi të gjithë. Vëmë nga një koqe leku dhe largohu nga kisha...
Këshilla e Gonit më pëlqeu. Por nuk kishte kthim prapa. E nisëm me radhë. Takuam Mand Pezën e "Gerardina Spoza". U porosit fustani, këpucët dhe vathët e nuses. Shkuam tek "Maks Mara". Kostumin, këmishën, kullarot, Manjola, pronaria do t‘i blinte në Milano. Marka "Ugo Boss". Këpucët i porositëm në Vjenë. Neti, përfitoi nga rasti dhe bleu disa palë këpucë e fustane. Nuk ka faj. Kështu i dashka moda e ditëve tona (m‘u kujtua një barsoletë. Pyetën një pasanik: "Kush të bëri milioner?"... Gruaja! - tha... Si ndodhi kjo gjë e rrallë?... Isha miliarder). Kjo barsoletë nuk ka lidhje me Netin. Ajo nuk e ndërron "Maks Mara"-ën me asnjë dyqan tjetër në Tiranë! Nuk i vë faj! Manjola e njofton me telefon. I bën favore. Paratë i paguan me këste! Bën skonto! Ka lehtësi më të madhe, tani që botën e ka zënë e flamosura krizë?
Sipas skenarit të priftit, duheshin dy kumbarë. Një nga ana e nuses. Ajo zgjodhi Romeo Gurakuqin, kushëririn e parë. Profesor. Unë kisha shumë kandidatë. Pranova Genc Gugën. Më e fituar doli e shoqja e Gencit. Fustanin e porositi në internet. Ranë në hall për peshqeshin. Por e zgjidhën falë modestisë sime: pranoj edhe zarf! Ndërkohë haberi mori dhenë. Anila Basha e botoi lajmin në faqe të parë te "Gazeta Shqiptare". Ishte një fotomontazh mes fotografisë sime dhe dy miseve. Lindi keqkuptimi. Dy socialistë, nën emrin tim, akuzuan Berishën që mban rreth vetes njerëz me moral të dobët, që në pleqëri ndajnë gratë për t‘u martuar me mise! Harram, sepse nuk u del fjala!...
Premë ditën e kurorës.
3 maj 2009.
U gjetën lulet. U përgatitën dhe u shpërndanë ftesat. U gatua torta. U bë gati menyja. U gjet dixhei. U stolis për dasmë restoranti i "Sky Tower", një ndër restorantet më të mirë në Tiranë për cilësinë e gatimit. Por më i miri në Tiranë për pozicionin, arkitekturën, bukurinë... Kur çdo gjë po ecte në mënyrë prefekte, ndodhi gjëma. Në derë të shtëpisë u vra deputeti Xhindi... Kurora u shty për datën 17 maj...