Periudha e çorganizimit
Ndërsa shtetet e vogla e të mëdha orvaten me krizën e tanishme ekonomike dhe përpiqen të gjejnë mënyra të dalin nga ajo, nuk është herët të fillohet të mendohet se si "Recesioni i Madh" do të ndryshojë politikat botërore. Shtetet, të cilët i kanë themelet ekonomike dhe mençurinë për të dalë relativisht herët nga kriza, Kina, disa shtete të Gjirit, Brazili dhe India, gjithashtu ka gjasa se do të dalin edhe politikisht më të forta.
***
Por a do të rezultojë kjo ngritje e qendrave të reja të fuqisë në një multipolaritet të vërtetë, në të cilin një grumbull më i ndryshëm i shteteve punon me SHBA-në për të marrë vendime rreth rendit global ekonomik dhe politik, apo rënia e hegjemonisë së SHBA-së do të rezultojë me një gjendje të "jopolaritetit", ku asnjë palë e lojtarëve nuk merr përgjegjësi efektive për sistemin si tërësi? Kjo është një pyetje kritike, sepse fuqitë që i shohim duke dalë nga "Recesioni i Madh" në një pozitë më të fuqishme, nuk ka gjasa që të vetme mund t‘i bartin një varg përgjegjësish strategjike tradicionalisht të asociuara me statusin e "superfuqisë". Ndaj, SHBA-ja dhe fuqitë e tjera tashmë të themeluara duhet t‘i përfshijnë shtetet në ngritje e sipër nëpër struktura dhe procese të qeverisjes globale ekonomike. Në këtë mënyrë, "Recesioni i Madh" do të kanalizojë një rend të fuqishëm dhe të përgjegjshëm ekonomik ndërkombëtar, në vend të një bote "lypëse e fqinjit", e cila sjell, ashtu si në vitet ‘30, një çrregullim edhe më të madh ndërkombëtar.
***
Nga shtetet e mëdha, që ka gjasa të dëshmohen më të afta, Kina është në krye të listës. Që nga goditja e krizës, Pekini ka lançuar nisma masive të stimulit, dhe ndryshe nga shumë shtete të mëdha, qartazi i ka burimet për të bërë më shumë. Për këtë arsye, Kina do të shërohet para SHBA-së, dhe definitivisht para Evropës apo Japonisë. Më e rëndësishmja, kur të kalojë recesioni, Kina ende do të ketë burime masive të punëtorëve me paga të ulëta dhe kapacitet të pashoq në fabrikim inovativ dhe me vlerë të shtuar. Para recesionit, shteti filloi t‘i jepte rëndësi më të madhe ekonomike konsumimit shtëpiak. Kjo do ta bëjë Kinën më pak të ndjeshme ndaj çfarëdo situate që mund t‘u ndodhë tregjeve perëndimore. Makina politike e Kinës e përforcon aftësinë e saj ripërtëritëse.
Tri dekada të rritjes me dy shifra i kanë dhënë udhëheqësisë së Partisë Komuniste sasi të mëdha të kapitalit politik në shtëpi. Por, të jemi të sigurt, këta vazhdojnë të kenë probleme kronike: trazira sociale të provokuara nga zbrazëtia në rritje mes të pasurve e të varfërve, dëmtim i madh i mjedisit dhe korrupsioni endemik në nivelin lokal, për të përmendur vetëm disa. Mirëpo me miliona qytetarë kinezë janë më të lirë dhe më të pasur sot nga sa kanë qenë ndonjëherë. Ndaj, partia e ka fituar dhe ka qenë përfituesi më i madh, i një vale të mburrjes kombëtare.
Shtetet e Gjirit: grupi i ardhshëm tregjeve në ngritje e sipër ka gjasa të gjendet në Gjirin Persik. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qatari po i menaxhojnë mirë sfidat e sotme ekonomike, duke përfshirë rënien e mprehtë të çmimeve të energjisë. Për shumicën e kohës, bankat e Gjirit iu shmangën produkteve të strukturuara financiare, të cilat e dëmtuan aq keq Amerikën dhe Evropën, duke e lënë sektorin financiar në këtë rajon në formë relativisht të mirë. Dhe, në kontrast me lulëzimet e mëparshme të naftës, planifikuesit fiskalë në qeveritë arabe të Gjirit kishin bërë parashikime mjaft konservative rreth çmimeve të gazit dhe naftës.
Ngritja e çmimeve të energjisë transformoi pasuri të paparaparë nga Perëndimi në Gji, dhe këto shtete ndërtojnë rezerva të mëdha për t‘u mbrojtur nga ndonjë rënie afatshkurtër në pasurinë e qeverisë. Prandaj, këto shtete, posaçërisht Arabia Saudite, e shohin krizën si një mundësi për të përforcuar pozitën e tyre si shtete vitale kreditore. Kur të kthehet kërkesa globale dhe çmimet e energjisë të fillojnë rritjen sërish, ndikimi që këto qeveri e kanë nëpër çështje financiare dhe monetare do të rritet edhe më shumë, duke rritur edhe rëndësinë e tyre gjeopolitike.
Brazili ka hyrë në krizën financiare me dinamizmin që ky shtet e ka një treg në rritje, e do të dalë me po këtë dinamizëm. Sektorët agrikulturalë dhe fabrikues të këtij shteti, që vazhdimisht shënojnë përparime në nivel botëror, e bëjnë të veten. Zbulimi i naftës në det e ka bërë edhe më mbresëlënëse bazën e madhe të burimeve të këtij shteti. Më e rëndësishmja, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka ndihmuar në zbatimin e politikave të përgjegjshme makroekonomike. Shkallët e tij të aprovimeve, të cilat janë për zili, sugjerojnë se qeveria e tij do të dalë nga kriza dhe reputacioni i tij i mirë do të mbetet i padëmtuar.
India gjithashtu është vërtetuar të jetë një makinë e fortë e rritjes, pavarësisht nga efektet e ngadalësimit të ekonomisë së saj vendase si dhe nga dinamika me natyrë të ashpër të vitit të tyre të zgjedhjeve. Decentralizmi i fuqisë në demokracinë më të madhe të botës sugjeron se edhe pse ndonjëherë reforma vërtetohet të jetë një proces shumë i ngadalshëm, burokracia tejet e madhe shtetërore e New Delhit nuk mundet më aq lehtë të pengojë talentet sipërmarrëse dhe energjitë, që e kanë transformuar Indinë gjatë dy dekadave të fundit.
***
Ǒdo të thotë ngritja ekonomike e këtyre shteteve për politikat globale? Gjatë viteve të fundit, zyrtarët e lartë kinezë vazhdimisht e kanë përshkruar Kinën si një "fuqi paqësore në ngritje". Në vitet e kaluara, referencat ndaj "përgjegjësisë së përbashkët" të Kinës për udhëheqësi ndërkombëtare është bërë më e shpeshtë. Efekti praktik i këtij ndryshimi u bë i dukshëm në samitin e fundit të G-20- ës, kur Kina e bëri të qartë se gatishmëria e saj për të ndihmuar në zgjerimin e kapitalit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte e barabartë me marrjen e fuqisë më të madhe të votimit përbrenda këtij fondi. Rëndësia vazhdimisht në rritje e Pekinit në menagjmentin global ekonomik do të çojë në garë, e madje edhe konflikt me Washingtonin; tashmë trendi i themeluar ndaj sigurisë kineze në rritje do të përshpejtohet.
Pekini vështirë se do të sfidojë SHBA-në në mënyrë direkte, por do të jetë më i gatshëm të kundërshtojë kur Washingtoni të propozojë politika ekonomike e të jashtme, që nuk i pëlqejnë. Në të njëjtën kohë, fuqia gravituese e Kinës do të tërheqë shtetet e tjera, edhe në rajon, edhe përtej. Shtetet e Gjirit, të cilat tashmë po ndërtojnë lidhje me Pekinin si mbrojtje kundër rënies së paraparë të kompetencave të Washingtonit, do të lidhen me Kinën si një mbrojtje ekonomike dhe financiare kundër SHBA-së. Së bashku, Kina dhe prodhuesit e energjisë në Gji do të fitojnë ndikim, gjersa hegjemonia e dollarit ngadalë, por sigurt, gërryhet.
Brazili dhe India, që të dyja demokraci të mëdha, por gjithashtu mbrojtës të fuqishëm të privilegjit të posaçëm të sovranitetit të shteteve të tyre, ka gjasa se do t‘i bashkohen Kinës, duke kërkuar një pjesë më të madhe të fuqisë globale politike për ekonomitë në rritje e sipër. Në këtë pikë, shtete e vjetra të G-7-s, qendrat e fuqisë politike, do të përballen me një zgjidhje. Ato mund t‘u bashkohen fuqive në rritje, duke i bërë institucionet ekonomike dhe politike më pasqyruese ndaj baraspeshës së vërtetë globale të fuqisë. Zgjerimi i G-7-s në G20 është një hap i parë i rëndësishëm në këtë drejtim. Shtetet në rritje e sipër duhet të përqafojnë standarde më të larta që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjen e përbashkët, rregulloret shtëpiake dhe, posaçërisht në rastin e Kinës, transparencën.
Atëherë, ekonomia globale do t‘i mbijetonte një ndryshimi historik në baraspeshën globale të fuqisë, një arritje me të vërtetë historike. Por shtetet e vjetra të G-7-s mund të vendosin se pozita e tyre relative është më e vlefshme sesa qeverisja efektive globale ekonomike, duke i mbyllur shtetet më të vogla dhe duke e çimentuar fuqinë e tyre. Një qasje e tillë do të dëshmohej të jetë shkurtpamëse duke pasur parasysh emergjencën e ardhshme sistemike të ekonomisë, qoftë nëse është krizë e tregjeve financiare në rritje, apo një krizë e parave për shkak regjimit të tendosur të bazuar në dollarë. Njëlloj, fuqitë në ngritje mund të dështojnë në krijimin e tregjeve të hapura dhe legale; pa mbikëqyre të zgjeruar ndërkombëtare, shtetet individuale mund të fillojnë të manipulojnë me tregjet ndërkombëtare. Një botë e tillë kaotike do të ishte njëri nga efektet më të këqija të "Recesionit të Madh". Varet nga trupat ndërkombëtare si G-20 dhe shtetet e pasura si SHBA-ja për të siguruar një të ardhme të përgjegjshme dhe multipolare për të gjithë ne.