E Shtunë, 31 Tetor 2026

62 mijë euro për dy vetura

Nga: Fatos Shala 

Veturat e shtrenjta dhe luksoze po vazhdojnë edhe me tej ta “zhvatin” buxhetin e Kosovës. Blerja e tyre nuk ka të ndalur, nga fillimi i këtij viti e deri tani. Shpenzime milionëshe janë duke bërë të gjitha institucionet publike e shtetërore, si ministri, komuna, ndërmarrje publike dhe asgjencione shtetërore.

Brejës se veturave dhe shpenzimit të pareve publike ju ka bashkuar edhe Komuna e Zubin Potokut. Kjo komunë dje ka dhënë tenderin për blerjën e dy veturave. Blerja e këtyre dy veturave kësaj komune do ti kushtoj fiks 62 mijë euro. Kurse, këtë tender e ka fituar kompani “Automekanik Baholli”, kurse në garë ka qenë dy kompani.

Në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet: “ Furnizim me 2 automjete për nevojat e Komunës Zubin Potokut. Numri i tenderëve të pranuar 2, kurse vlera e përgjithshme e kontratës është 62,000.00 euro. Ketë tender e ka fituar kompani “Automekanik Baholli”. Data e dhënies së kontratës 20/11/2012. Ndërkaq, data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 30/11/2012”, thuhet në njoftim.

Deri tani edhe disa komuna të Kosovës kanë blerë vetura e disa tjera kanë planifikuar ta bëjnë ketë n ditët e ardhshme. Komunës së Leposaviqit vetëm për blerjen e një veture i janë ndarë hiç më pak se 38 mijë euro, Komunës së Gllogovcit 20 mijë euro, Komunës së Fushë-Kosovës 8 mijë euro, Komunës së Lipjanit 80 mijë euro si dhe Komunës së Prishtinës, 100 mijë euro. Komunës së Shtimes, Komunës së Graçanicës, 125 mijë euro, Dragashit, 15 mijë euro, Prizrenit, 45 mijë euro, Rahovecit, 50 mijë euro, Malishevës, 20 mijë euro, Gjakovës, 10 mijë euro, Istogut, 30 mijë euro, si dhe Zveçanit, 120 mijë euro.

Edhe institucionet tjera publike nuk e kanë lanë anash blerjen e veturave. Agjencia Kosovare e Privatizimit për blerjen e veturave të reja për pasagjerë i ka ndarë 135 mijë euro, derisa Gjykata Kushtetuese është treguar më modeste, kur i ndau 40 mijë euro. Në vetura më së paku për këtë vit do të shpenzojë Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro. Hiç më mirë në këtë aspekt nuk qëndrojnë as institucionet e drejtësisë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka ndarë jo më pak se 200 mijë euro për blerjen e veturave për gjykata dhe KGJK-në. Ndërkaq prokurorisë blerja e vetëm një automjeti zyrtar për kryeprokurorin e shtetit do t’i kushtojë rrafsh 50 mijë euro

Por edhe gjatë vitit 2013 buxheti i Kosovës do të shpenzohet në miliona euro nga blerja e veturave luksoze. Sipas projektbuxhetit të këtij viti, Institucionet shtetërore do të shpenzojnë edhe 1.6 milionë euro në vetura./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›