E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK sërish mbron serbët

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq, gjatë takimit me Shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se misioni i OKB-së në Kosovë është faktor i rëndësishëm për stabilitet në Kosovë.

Ndërkohë Zarif sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e parlamentit serb ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë më shumë me UNMIK-un.

Mediet serbe shkruajnë se i pari i UNMIK-ut ka thënë se është i shqetësuar me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Zarif ka deklaruar se Serbia ka arsye objektive për shqetësim lidhur me situatën në Kosovë, bazuar në deklaratat e organizatave ndërkombëtare.

Zarif ka thënë se UNMIK për gjendjen në veri bazohet kryesisht në fushën e respektimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›