Mrkic: Për Kosovën, heqim dorë nga BE-ja

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mrkic ka thënë për gazetën gjermane “Tagespigel” se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE, po që se kushtëzohet me njohjen e Kosovës.
“Ne atëherë, do të heqim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mrkic në pyetjen se çka do të ndodhte, po që se BE e vendos njohjen e Kosovës si kusht.
I pyetur nëse Serbia do të mund ta pranojë pavarësinë, po që se në të njëjtën kohë, bëhen shkëmbime territoresh, ai është përgjigjur se “historia na mëson se para bisedimeve politike, të gjitha opsionet vendosen në tavolinë”.
Ai ka vlerësuar se nëse pala dëshiron, ajo edhe mund të gjejë zgjidhje dhe tha se “linjën e kuqe” për Serbinë e përcakton vetëm Kushtetuta. /rel/