E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shqiptarë, punoni si vrasës me pagesë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në zonën e Kalabrisë në Itali si anëtarë të organizatës kriminale italiane me qendër në Kalabri, “Ndrageta”. Ata akuzohen drejtpërdrejt si vrasës profesionistë të punësuar nga kjo organizatë mafioze. 

Media italiane raportojnë dy shqiptarët e arrestuar Arben Ibrahimi, 28 vjeç lindur në Malin e Zi dhe Vasvi Beluli 30 vjeç me origjinë maqedonase. Sipas prokurorisë së antimafias dy shqiptarët rezultojnë të kenë qenë snajperit edhe gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi. Pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre, ata janë punësuar si snajper edhe nga mafia kalabreze, e cila i ka paguar ata si vrasës profesionistë.

Pas episodit të vrasjes në tentativë të Francis Scrugli më 11 shkurt një grup hetimor i komunës Vibo Valentia në Kalabri ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria e Antimafias në Catanzaro dhe hetimet hodhën dritë mbi disa krime që kanë ndodhur në zonë e Vibo Valentias, ku janë përfshirë dy familjet kundërshtare Patania (e Stefanaconi) dhe Piscopisani (e Piscopio në Vibo Valentia), raporton Shekulli.

Pas tentativës për vrasje të Francis Scrugli më 11 shkurt një grup hetimor e skuadrës Vibo Valentia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Hetimet kanë treguar se në tentativën për vrasjen të Scruglit në shkurt dhe më pas në 21 mars me vrasjen e tij, kishte qenë Vasvi Beluli dhe Arben Ibrahimi, të dy me banim në Canino, Viterbo. Hetimet kanë hedhur dritë mbi episode të ndryshme të vrasjeve dhe tentativa për vrasje, që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në këtë zonë, të gjitha të lidhura me grupin e Patania të Stefanaconit, që kishte dhe 2 vrasësit e pamëshirshëm me origjinë nga Europa Lindore.

Hetimi gjithashtu ka gjetur se dy vrasësit kënaqeshin me një mijë euro për të kryer disa nga krimet e tyre. Kundër dy të vrasësve rëndon akuza për veprat penale të vrasjes në tentativë dhe të armëve të paligjshme port dhe municionit, me rrethanë rënduese të metodës mafioze. Në të njëjtën masë kufizuese janë arrestuar nga policia në Vibo Valentia në këtë krahinë dhe në Reggio Calabria, 11 persona të tjerë që i përkasin klanit Patania, të ndaluar si ideatorët, organizatorët dhe autorët e vrasjeve në zonën e Vibo Valentias./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›