62-vjeçari plagos me armë zjarri gruan dhe djalin, më pas vetëvritet
Lezhë- Krimi në familje ka goditur sërish dhe këtë herë në fshatin Kalur të Lezhës.
Një 62-vjeçar ka qëlluar gjatë natës së mbrëmshme me armë zjarri gruan dhe djalin e tij duke i plagosur, ndërsa më pas është vetëvrarë.
Sipas policisë, Mark Çupi 62- vjeç, ka lëshuar breshëri automatiku mbi bashkëshorten e tij, Marte Çupi 53-vjeçe dhe djalin 27-vjeçar, Astrit Çupi, të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike në spital.
Ende nuk ka detaje mbi shkaqet e ngjarjes, por mësohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri në familje. Fillimisht policia u vu në ndjekje të 62-vjeçarit, pasi u largua nga banesa, por më pas u pa se ai kishte vrarë veten.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: