PE kundershton cdo ide per ndarje te Kosoves
Parlamenti Evropian, ne nje seance te Komisionit per Politike te Jashtme dhe Siguri, ka diskutuar situaten ne Kosove dhe raportin e paraqitur nga raportuesja per Kosoven, Ulricke Lunachek. Deputetet e ketij Komiteti u kane bere thirrje autoriteteve te Kosoves, sikur edhe EULEX-it, qe te bejne me shume ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kjo eshte perfshire edhe ne projekt-rezoluten, per te cilen eshte diskutuar ne kete seance te Komitetit. E njejta projekt-rezolute shpreh keqardhje per ate qe e quan mungese te vullnetit politik per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ne nivel te larte. Po ashtu eshte mirepritur Studimi i Fizibilitetit, i paraqitur kohe me pare nga Komisioni Evropian, ne te cilin thuhet se eshte e mundshme qe te arrihet nje marreveshje ne mes te Kosoves dhe BE-se, pa marre parasysh mosnjohjen e Kosoves nga pese vendet anetare. Por, perkunder kesaj, Parlamenti Evropian u ben ftese pese vendeve anetare, te cilat nuk e kane njohur Kosoven, qe ta bejne nje gje te tille sa me pare. Edhe nje here, Parlamenti Evropian ka kundershtuar fuqishem cdo ide per ndarje te Kosoves.
Krahas Kosoves, ne te njejten seance eshte diskutuar edhe raporti per Serbine. Deputetet evropiane kane mbeshtetur qellimin qe sa me pare t'i jepet nje date per nisjen e negociatave te anetaresimit Serbise, mirepo kane nenvizuar se ky vend duhet t'i zbatoje te gjitha marreveshjet e arritura me Kosoven.
Sikurse ne raportin per Serbine, ashtu edhe ne ate per Kosoven, te dyja paleve u eshte bere ftese qe te implementojne te gjitha marreveshjet e arritura deri me tani ne dialog dhe te angazhohen ne vazhdimin e dialogut ne nje fryme konstruktive.