E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora: Arsyeja pse u ndava nga Rob Kardashian

Suksesi i turneve te realizuara dhe sherri ne Twitter, kane bere qe kengetarja me origjine nga Kosova te jete ne fokus te mediave roze ne te gjithe boten.Ajo ka zgjedhur revisten "Glamour" per te treguar arsyen e ndarjes me te dashurin e saj, Rob Kardashian.Duke kembengulur se ngelen miq te mire, kengetarja shqiptare me origjine nga Kosova theksoi se axhenda e ngjeshur, e beri te pamundur vazhdimin e lidhjes: "Nuk funksionoi, sepse une nuk isha kurre e disponueshme.Isha si nje fantazme.Isha e merzitur me veten dhe mendova se do te ishte me mire sikur te ishim vetem miq", - pohon Rita Ora.Me tej, 22-vjecarja deklaroi per revisten, se ende nuk e ka provuar se cfare eshte dashuria: "Kam pasur terheqje te forta, por kurre nuk kam ndjere dashuri.Une kam frike te bie ne dashuri dhe kjo eshte dobesia ime."Ndersa Rob Kardashian e ka akuzuar Rita Oren se e ka tradhtuar me me shume se 20 meshkuj.Madje ne nje status ne Twitter (qe me pas e ka fshire) ai shkroi se e ka lene shtatzene Rita Oren.

Dafina Zeqiri mbron Riten: Mos u ngaterro me shqiptaret Rob

Pas akuzave qe ka bere Rob Kardashian duke shfrytezuar rrjetet sociale, ku ka thene se Rita Ora e ka tradhtuar, ndersa ishin ne lidhje, shqiptaret anembane botes jane aktivizuar per t'i dale ne krahe kengetares me orgjine nga Kosova.Midis tyre ka qene edhe kengetarja, Dafina Zeqiri, e cila, ka shkruar ne "Twitter": "Mos u ngaterro me shqiptaret Rob."Pas perhapjes se lajmit gjithandej se Rob dhe Rita Ora, jane ndare, lidhje te cilen cifti asnjehere nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, Rob Kardashian ka postuar ne rrjetin social disa pohime befasuese ne te cilat, edhe pse nuk i eshte drejtuar drejtperdrejte Rites, ai ben me dije se ajo e ka tradhtuar, ndersa ata ishin bashke.

Ledri Vula: Koncertet e Rites zgjasin me shume se martesat e motrave te tua

Menjehere pas ndarjes me Riten, edhe reperi nga Kosova, Ledri Vula ka dale ne mbrojtje te kengetares, qe tashme ka pushtuar mediat boterore."Koncertet e Rites zgjasin me shume se martesat e motrave tua" dhe " Rob, mos perziej punet me shqiptaret". Nderkaq, me vone ish reperi, Ledri Vula ka publikuar nje status ne Twitter duke shkruar: "Rita Vula".Nuk dime nese nepermjet kesaj ai ka shprehur pelqimin ndaj Rites apo ka ironizuar deklaratat e Rob lidhur me "20 personat" me te cilet ai supozon, qe e ka tradhetuar kengetarja kosovare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›