E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, PSG-ja i merr vendin e parë Portos, City largohet pa fitore

Ka përfunduar faza e grupeve për disa nga skudrat dhe ajo që vihet re është fitorja e mbrëmshme e PSG-së përballë Portos dhe eliminimi i Manchester City-t me zero fitore.

Francezët e PSG-së arritën ta fitonin 3:2 dukelin me portugezët duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e parë në grup, që do të thotë se ndeshja e fazës tjetër do të jetë me një ekip disi më të dobët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Dinamo Kiev fitoi edhe ndeshjen e fundit përballë Dinamo Zagreb, duke shkuar në këtë mënyrë në Europa League.

Supriza ishte Manchester City, i cili pavarësisht se ishte një ekip me pretendime, përfundoi në vendin e fundit me vetëm tre pikë të marra nga barazimet.

Milani është kënaqur me vendin e dytë në grup dhe për këtë arsye ka luajtur mbrëmë me një formacion rezervë përballë rusëve të Zenit, të cilët fituan 1:0. Fitore shumë e vlefshme, pasi në këtë mënyrë futen automatikisht në Europa League. Ndërsa kryesuesja e Grupit C, Malaga barazoi 2:2 përballë Anderlecht-it, duke mbajtur kryesimin me 12 pikë.

Fitore e merituar edhe për grekët e Olimpiakos, të cilët mundën 2:1 Arsenalin dhe në këtë mënyrë presin biletën për në Europa League. Ndërsa Arsenal dhe Shalke, e cila barazoi 2:2 me Montpellier, vijojnë rrugën në fazën tjetër të Champions League.

Ndërkohë sot luhen ndeshjet e katër grupeve të tjerë për të kompletuar 16-shen e ekipeve që vijojnë rrugën në fazën e 1/16-at.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›