E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin hetimet per telefonatat e pergjuara

Drejtuesit e Ministrise se Puneve te Brendshme kane deklaruar te marten se autoritetet kosovare, kane ndermarre veprime qe te nisin hetime lidhur me skandalin e pergjimeve te zyrtareve te larte ne institucionet e vendit. Ministri Bajram Rexhepi, ka treguar se lidhur me ceshtjen e disa pergjimeve qe tashme jane publikuar, jane ndermarre veprime per te gjetur autoret dhe detajet e tjetra te pergjimeve. Rexhepi keto komente i beri ne komisionin per Pune te Brendshme dhe Siguri ne Kuvendin e Kosoves derisa ka folur per gjendjen e pergjithshme te sigurise ne Kosove. "Jane ndermarre veprime qe te behen hetimet se ne cfare menyre kane dale, si kane dale dhe natyrisht qe qytetaret duket te kene besimin konfidencen qe te mos preket ne privatesine e individeve. Cdo rast i cili lidhet me ndonje veprim kriminal ose korrupsion e tjeter, duhet te jete shume ne menyre precize ato mund te behen pergjimet dihet ne cfare menyre, por me gjithat forma e pasimit te tyre eshte dicka qe i tejkalon normat ligjore", deklaroi ministri.

Nga ana tjeter, anetari i ketij komisioni per pune te brendshme nga subjekti politik Vetevendosje, Rexhep Selimi, ka shprehur shqetesimet e tij lidhur me pergjimet. Ai lidhur me pergjimet i ka drejtuar disa pyetje ministrit Rexhepi. "A i keni ra ne fije ndonje here se kush ju ka pergjuar ju, sepse kur ju pergjoheni si minister i Brendshem, kur kryeministri pergjohet, sa eshte i sigurt nje qytetar, i cili mund te pergjohet qofte ne menyre te ligjshme ose te paligjshme?". Kurse, ministri Rexhepi lidhur me kete pyetje u shpreh: "Edhe gjate veprimeve te 25 korrikut kane qene te pergjuar dhe tash po deshmohen se po strukturat te caktuara, qofte te EULEX-it ose sherbimet e tjera kane pergjuar. Ne i kemi bere verifikimet, kemi qene edhe me drejtorin e policise edhe me udheheqesin e inteligjences dhe strukturat qe e kane me ligje qe jane ne vala dhe pikon nuk kane bere pergjimet te tilla dhe i permbahen sakte ligjshmerise vete me krekes te prokurorit ose gjykatesit. Ne nuk e kontrollojme -menaxhojme EULEX-in", tha Rexhepi duke iu pergjigjur pyetjes se deputetit Selimi.

Publikimi i bisedave telefonike te pergjuara te qeveritareve "ka pershpejtuar" dinamiken e miratimin e Ligjit per Pergjimet e Telekomunikimeve. Nje dite me pare Qeveria e Kosoves, ka miratuar projektligjin, i cili nese shkon ne Kuvend ne menyre te pershpejtuar, mund te miratohet brenda shtate diteve, ne te kunderten, mund te kalojne edhe dy muaj deri te miratimi i tij. Ministri Rexhepi, vonesen e miratimi te Ligjit per Pergjimet e Telekomunikimeve e ka arsyetuar per faktin qe, sic tha ai, eshte penguar nga EULEX-i, pasi qe ligji ketij misioni ia ngushton hapesiren e pergjimeve. "Ka pasur pengesa per kete ligji nga ana e EULEX-it, po ne e kemi parapare qe kjo eshte e domosdoshme qe kjo te definohet dhe precizohet. Pra me nuk mund te lihet dy kuptimesi sic thuhet ne nje pjese te Kodit Penal qe te minimizohet pergjimet tjetra por te jene te lidhur sakte me rastin", tha Rexhepi.

Shume kritika

Ministri i Brendshem, Bajram Rexhepi, eshte kritikuar ashper lidhur me veprimet e tij dhe urdherimin e policise per largimin e deputeteve nga oborri i qeverise nen dyshimet se deputetet e Vetevendosjes kane dashur te pengojne nenshkrimin e marreveshjes per shitjen e distribucionit te KEK-ut. Mbledhja e Komisionit per Pune te Brendshme dhe Siguri ka zgjatur afersisht rreth dy ore, por ne fund te kesaj mbledhjeje, kryetari i komisionit Ahmeti Isufi nga AAK-ja dhe ministri Bajram Rexhepi kane shkembyer akuza dhe kunder akuza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›