“Gold AG” prezanton “Toka ime”
Nga Ardian Jasiqi më 17 prill 2011 në ora 12:55
Reperi nga Presheva, Gold AG ka përfunduar xhirimet e këngës së tij më të fundit “Toka ime”, një këngë kjo që ka të bëjë me dënimin e 9 shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi me 101 vjet burgim.
“Xhirimet e spotit i kam kry dhe pritet që së shpejti ai të transmetohet nëpër televizionet kosovare”, ka thënë për Express GOLD AG.
Sipas tij, këngët dhe rimat e tij ai i shkruan spontanisht, madje ka raste kur edhe ato i bën duke folur në SMS me shokët e tij. “Ndryshe, unë këndoj edhe për të rinjtë edhe për të vjetrit, sepse këngët e mia kuptohen nga të rinjtë, por edhe nga pelqtë të cilët kanë plisa”.
Përpos GOLD AG, në spotin e kësaj kënge është Andin Randobrava, por Gold’i thotë se ai nuk do të paraqitet në spot.