649 kg kokainë konfiskohen në Hong-Kong

Në një aksion të përbashkët të autoriteteve të Hong-Kongut dhe atyre të SHBA-së është konfiskuar një sasi rekorde e kokainës, në vlerë prej 98 milionë dollarë.
Autoritetet e Hong-Kongut njoftuan se 649 kg kokainë janë zbuluar në kontejnerin e një anije, që në Hong-Kong kishte arritur nga Ekuadori.
Tre banorë të Hong-Kongut, të cilët kishin shkuar për të marrë kontejnerin, janë arrestuar nga autoritetet. Ata nëse shpallën fajtor, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.