E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lille transferon Kaloun

Ish sulmuesi i Chelseas, Salomon Kalou ka arritur marrëveshje katërvjeçare me klubin francez Lille, kanë njoftuar mediet franceze të shtunën.

Kalou, 26 vjeç, është futbollist i lirë pas largimit nga fituesi i Ligës së Kampionëve në përfundim të sezonit të kaluar kur i skadoi kontrata e tij. Ai pritet të nënshkruajë me Lillen ku do të përfitojë 40 mijë funte në javë, shumë më pak se që mori në Stamford Bridge por së paku thuhet se do ta ketë të garantuar formacionin bazë.

Kalou, deri vonë konsiderohej si objektiv i gjigantit italian, Milan por në fund kaloi në Lille.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›