65 vjet nga përfundimi i luftës

65 vjet më parë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, me kapitullimin e Gjermanisë naziste.
8 maji është dita në të cilën mori fund një nga katastrofat më të mëdha të njerëzimit.
Me kapitullimin e Gjermanisë përfundoi Lufta e Dytë Botërore, e cila rezultoi me 55 milionë të vrarë. Pjesë të tëra të kontinentit u kthyen në rrënoja dhe hi.
Por armët heshtën.
Qytetet gjermane ishin shkatërruar në pjesën më të madhe, miliona njerëz u larguan nga shtëpitë prej dëbimeve dhe ikjeve.
Mijëra vetë, ndër të cilët shumë baballarë u kthyen në robër lufte. Forcat aleate e ndanë Gjermaninë në zona të ndikimit.
Gjermania u mposht ushtarakisht, politikisht dhe moralisht. Bashkimi Sovjetik ishte vendi që derdhi më shumë gjak ndër kundërshtarët e Hitlerit. 27 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën në luftën kundër nacional-socializmit.
Ishte Ushtria e Kuqe që mundi vehrmaht-in në frontin e lindjes dhe i dha fund vrasjeve në kampin e përqendrimit në Aushvic.
Por, fitorja e Bashkimit Sovjetik betonoi dhe zgjeroi pushtetin e Stalinit, prej të cilit vuajtën në vitet që pasuan vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore.
Më 25 prill 1945, amerikanët dhe rusët u takuan në Torgau, në brigjet e lumit Elbë. Më 2 maj Berlini i rrethuar kapitulloi. Dy ditë me parë Hitleri kishte bërë vetëvrasje në bunkerin e tij.
Në zonën e gjeneralit amerikan Eisenhower, në qytetin francez Reims, Koloneli Jodl dhe admirali von Friedeburg nënshkruan dokumentin e kapitullimit pa kushte.
Komanda e vehrmaht-it gjerman u detyrua të ndërpriste të gjitha luftimet dhe i dorëzoi Shtabit të Përgjithshëm të forcave aleate të gjitha forcat ushtarake gjermane tokësore, ajrore dhe ujore.
Me dëshirën e Stalinit, kapitullimi u përsërit në zonën kryesore të forcave sovjetike në Berlin-Karlshorst në natën ndërmjet 8 dhe 9 majit. Fundit të fashizmit iu vu kështu vula.
Shumë gjermanë e vlerësuan kapitullimin katarstrofë. Vetëm me demokratizimin dhe themelimin e Republikës Federale u zhvillua një vetëdije e re historike.
Në 65 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje gjermanëve që të mbajnë gjallë në mënyrë aktive njohuritë për historinë e Holokaustit.
Minimizimi mund të ndodhë edhe si pasojë e njohurive të pamjaftueshme, tha ajo për gazetën "Süddeutsche Zeitung".
Merkel bëri po ashtu thirrje për luftë të përbashkët kundër antisemitizmit.