Laura Chinchilla presidentja e parë e Kosta Rikës
Konservatorja socialiste, Laura Chinchilla, u bë sot presidentja e parë femër në historinë e Kosta Rikës, duke marrë përsipër kryesimin e një prej demokracive më stabile të Amerikës Latine në një periudhë mjaft sfiduese.
Varfëria dhe pasiguria në rritje, si dhe deficiti fiskal, i përkeqësuar për shkak të krizës globale financiare, janë brenga publike në fillim të mandatit të saj katërvjeçar.
Opozita e ka cilësuar Chinchillan si kukull të presidentit tashmë në largim, Oscar Arias, i cili në vitin 1987 e fitoi çmimin Nobel për paqe, për shkak të kontributit që dha për t’i dhënë fund luftërave qytetare në Amerikën Latine.
Chinchilla 51 vjet ka diplomuar në Universitetin Georgetown dhe është mbështetur në përvojën e saj si Ministre e Drejtësisë, për të bindur votuesit se do të luftojë me ashpërsi krimin dhe korrupsionin.
Mungesa e sigurisë nuk është vetëm fak, por edhe perceptim i qytetarëve, deklaroi analisti Juany Guzman.
“Ishte kjo tema kryesore gjatë fushatës dhe një sfidë, me të cilën Chinchilla premtoi se do të përballet”, tha Guzman.
Ajo nga Ariasi do të trashëgojë edhe deficitin fiskal prej pesë për qind, pas shtimit të shpenzimeve në sektorin publik nga ana e Ariasit, si rezultat i krizës globale ekonomike.