6613 emigrantë janë kthyer në 24 orët e fundit

Sipas burimeve zyrtare në tre pikat doganore, Kakavijë, Sopik, dhe Tri Urat, në 24 orët e fundit kanë hyrë 6613 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 1907 automjete shqiptare dhe të huaja, ndërsa kanë dalë 2937 shtetas 702 automjete.
Rritja e ndjeshme e numrit të emigrantëve dhe vizitorve ka bërë që policia shqiptare dhe ajo greke të forcojnë masat, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.
Burimet zyrtare nga drejtoria e kufirit bënë të ditur se, aktualisht pala shqiptare po punon me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Ndërkaq, krerët e policisë kufitare në drejtorinë e kufirit janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me homologët grekë, me qëllim koordinimin e veprimeve dhe mbajtjen në kontroll të situatës. /Start/
2012-08-05 14:05