67 kg kanabis në ujërat e Korfuzit, dyshohet nga Shqipëria
Korfuz- Rreth 67 kg drogë janë gjetur nga policia greke të hedhura në kanalin e Korfuzit që lidh vendin tonë me Greqinë.
Policia greke bëri me dije se lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte e ndarë në 25 pako .
Uniformat blu shtuan se droga u gjet 300 metra larg ishullit Pagania mes Igumenicës dhe Korfuzit.
Ka qënë një skaf grek, Evenia, që ka vënë re fillimisht drogën dhe dyshohet se ajo kishte ardhur nga Saranda dhe trafikantët e kanë braktisur pasi mund të kenë menduar se po ndiqen nga policia.
Ndërkohë mësohet se policia greke ka nisur hetimin dhe një operacion kërkimi në det dhe tokë për trafikanët e drogës në të dyja vendet.
/IDEA/