Maskarada e drejtësisë dhe një ftesë për presidentin e ri Nishani
Tiranë- Drejtësia shqiptare ka shënuar këtë verë nga një turpet më të mëdha të saj. Një burrë kishte masakruar gruan e tij në shtëpi. Ishte i dhunshëm, kishte 35 vjet që dhunonte, kishte tentuar dy herë ta vriste, bënte seks me të dashurën në sy të gruas në shtëpi.
Fëmijët ishin larguar nga shtëpia për shkak të këtij mjedisi. E ka vrarë gruan me 6 plumba, i ka dëmtuar gjymtyrët, me ftohtësi e ka marrë kufomën dhe e ka vënë në divan. Ka fjetur në divanin tjetër një natë të tërë me gruan e vrarë në dhomë. Ka pastruar gjakun në shtëpi, ka zhdukur gëzhojat e plumbave. Ka dalë në fshat për kafe, duke lënë kufomën në shtëpi. Ka tërhequr zvarrë vajzën për t’ia treguar nënën e masakruar që e mbante në shtëpi.
U ka pranuar fëmijëve me krenari që ua vrau nënën. Ka tentuar të mashtorjë gjykatën duke mos e pranuar krimin, e duke thene se e vrau pa dashje, duke lozuar me gruan. Ky përbindësh, që nuk shfaq asnjë shenjë pendese, që mashtron drejtësinë dhe me të gjithë tiparet e një njeriu të rrezikshëm, dënohet me 20 vjet burg dhe përfiton 1/3 ulje dënimi sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar, kur ai nuk e pranoi krimin që kishte bërë me dashje. Tashmë ky njeri, që në SHBA do të merrte karrigen elektrike, u dënua me vetëm 13 vjet burg.
Ky vrasës i denjë për filmat horror, ka përfituar nga ulja e dënimit si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Por në vendimin e saj gjykata shkruan e zeza mbi të bardhë që ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, madje ka tentuar ta mashtrojë gjykatën, duke thene se e vrara dule luajtur me gruan. Përse ëshët aplikuar ulja e dënimit? Asnjë dëshmi nuk ka qenë në favor të tij, asnjë rrethanë lehtësuese nuk ka patur na favor, përse ka përfituar ulje dënimi? Edhe në kushtet ideale, të pranimit të krimit, a duhej gjykata të pranonte gjykimin e shkurtuar për një krim të tillë dhe një autor pa asnjë shenjë pendese?
KLD duhet me urgjencë të verfikojë këtë rast për të vënë drejtësinë në vend dhe për të vënë drejtësinë brenda drejtësisë.
Lexoni më poshtë pjesë nga zbardhja e vendimit dhe dëshmi të fëmijëve:
Ylli Manasaku prej 35 vitesh ka qenë i martuar me viktimën Shpresa Mansaku. Nga kjo martesë kanë lindur 3 fëmijë. Marrëdheniet e tyre bashkeshortore kanë qënë gjithmone te konfliktuara pasi autori i krimit kishte patur nje lidhje jashtemartesore, të cilën nuk e fshihte por madje e sillte në shtëpi duke dhunuar gruan ndërsa në shtëpi sillte të dashurën. Fëmijët kanë dëshmuar se në vitin 2002 i pandehuri sëbashku me të dashurën kanë goditur disa here viktimen në koke dhe fytyre. Jo te pakta kanë qënë rastet kur i pandehuri ushtronte dhune fizike mbi viktimen duke i kërkuar që të largohej për në familjen e saj të origjinës . I pandehuri sipas deklarimeve ka qënë konfliktual si ne shtëpinë e tij ashtu edhe në mjedisin ku banon . Kjo ka qënë situate deri ne diten e ngjarjes në familjen Mansaku, në 19.12.2011 kur Ylli Mansaku vrau me dashje bashkëshorten e tij, viktimën Shpresa Mansaku ndërsa kjo e fundit ka qënë në verandë duke larë enët. I pandehuri e ka qëlluar disa here në distancën vetem 2 metra. Mbas ngjarjes i pandehuri me gjakftohtësi e ka mbuluar viktimën dhe është larguar për tu kthyer vetëm mbas 35-40 minutash. E ka marrë viktimen në krah dhe e ka futur në banesë duke e vendosur në krevat, dhe po kështu edhe vetë ka qëndruar në guzhinë duke fjetur për gjithe natën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Po kështu ai ka pastruar edhe gjakun duke mbledhur edhe gezhojat e predhave të qitjes së realizuar mbi viktimën. Diten tjeter ai ka dalë nga banesa për të kërkuar bagetinë e tij që nuk ishte kthyer nga mali, megjithese ne shtepi kishte kufomen e bashkeshortes te tij. Po kështu si është kthyer ne banesë , ai është nderruar dhe ka shkuar ne fshat per te pire kafe, dhe vetem pasdite ka telefonuar te vëllain e tij shtetasin Enver Mansaku, dhe ky i fundit ka njoftuar familjarët si dhe forcat e policisë.
Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor rezulton se, në trupin e viktimës Shpresa Mansaku janë konstatuar plage te shumta ne fytyre, gjoks, bark dhe ne gjymtyret e siperme. Fraktura te shumta te brinjeve kolones vertebrale dhe gjymtyreve te siperme, Demtime te shumta te organeve te gjoksit si dhe te barkut. Gjak ne zgavren e gjoksit dhe te barkut etj. Sipas këtij akt ekspertimi këto plagë janë shkaktuar me arme zjarri jo nga nje qitje e vetme .
Gjykata vëren se, i pandehuri i ka kryer veprimet e mësipërme me dashje ai ka synuar vdekjen e viktimes, nisur nga motive shumë të dobëta. Ai nuk ka qëlluar një herë të vetme pa dashje, ashtu sikundër ai pretendon, por disa herë duke i shkaktuar viktimës plagë të shumta që i kanë sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. I pandehuri me vetëdije te plote e ka futur kufomen brenda, ka pastruar njollat e gjakut dhe ka larguar nga vendi i ngjarjes gezhojat e predhave te qituar. Edhe pasi ka njoftuar vellain e tij dhe ka komunikuar me femijet e tij i pandehuri ka reflektuar veprimet e tij me dashje ne konsumim te vepres penale te vrasjes së bashkeshortes si ne biedën telefonike që ka patur me djalin e tij Blerim Mansaku duke iu përgjigjur me fjale fyese se desha me e vra, e të tjera si këto te cituara me lart. Përmasat e krimit të përbindshëm nuk janë ndalur as para fëmijëvë. Si një shatzarak, ai ka I është drejtuar edhe vajzës së tij Jorida Mansaku ndërsa ajo i ka kërkuar ta conte tek nëna e saj, psasi vëllëzerint i kishin thënë të shikonte se ckishtë ndodhur në shtëpi. Babai vrasës i ka thënë: Do qe ta shikosh nenes tende, hajde se po ta tregoj, dhe e ka kapur me force per xhakete, dhe kur eshte futur ne koridor ka pare nenen e saj te vdekur e te shtrire ne divan.
Autori i krimit para gjyqit ka tentuar të shmanget nga përgjegjësia duke thënë se e kishte vrarë pa dasheje, ndërsa ishte duke luajtur me bashkëshorten e tij. Ja konstatimi i gjykatës në arsyetimin e vendimit: Nga sa u parashtrua më sipër Gjykata çmon se, pretendimi i të pandehurit se, ky i fundit ka qëlluar pa dashje duke luajtur me bashkeshorten e tij nuk janë në harmoni provat e tjera të marra gjate hetimit te kesaj ceshtje. Gjykata vëren se, i pandehuri i ka kryer veprimet e mësipërme me dashje ai ka synuar vdekjne e viktimes , nisur nga motive shumë të dobëta. Ai nuk ka qëlluar një here te vetme pa dashje ashtu sikunder ai pretendon por disa here duke i shkaktuar viktimes plage te shumta që i kanë sjelle edhe vdekjen e menjehershme.
Me gjithe kete skene horror, dhe duke qene para një përbindësi që nuk ngopej me faktin që e vrau gruan, por terrorrizonte edhe fëmijët me kufomën e ja cilat janë masat që parashikon drejtësia:
Pretenca e prokurorise:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Mansaku për veprën penale të Vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe bazuar në këtë nen, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë ) vjet burgim. (Prokurori nuk ka kërkuar asa maksimumin që parashikon ligji për këtë krim që është 20 vjet)
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Mansaku për veprën penale të Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake , parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe bazuar në këtë nen, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim ;
-Në aplikim të nenit 55 të KP, në bashkim të dënimeve i pandehuri Ylli Mansaku të dënohet me 18 ( tetëmbedhjetë ) vjet burgim ;
Vendimi i gjykatesve:
