67 vjet Çlirim, Rama-Meta: Politika s'ndryshon dot datat historike!
TIRANE- Opozita dhe LSI, aleatja e Berishes ne Qeveri përkujtuan sot 67-Vjetorin e Clirimit të Shqipërisë. Lideri i opozitës Edi Rama, i sapokthyer nga vizita e tij në Kosovë, ku festoi me shqiptarët e kosovës festën e pavarësisë së Shqipërisë, ka kryer homazhe sot rreth orës 10:00 në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 67 vjetorit të Clirimit të Shqipërisë. Një orë më vonë Meta dhe përfaqësues të LSI mbërritën në të njëjtin vend dhe kryen homazhet e rastit.
Kreu i socialistëve i shoqëruar nga përfaqësues të opozitës së bashkuar dhe deputetë të shumtë të PS-së kanë vendosur kurora me lule, në respekt të dëshmorëve të luftës nacional clirimtare.
Në një prononcim për gazetarët, pas ceremonisë Rama deklaroi se 29 nëntori është një ditë e patjetërsueshme dhe e quajti turp për këdo që tenton të fshijë nga kujtesa historike.
“Gëzuar ditën e Clirimit të vendit, 29 nëntorin, ditën e patjersueshme të triumfit mbi të keqen, ditën që u kujton shqiptarëve orët e vështira të paraardhësve tanë. Veteranët u vendosën në anën e duhur, në ditën që e bashkon Shqipërinë me forca e lirisë dhe demokracisë, ditën që askush nuk mund ta fshiijë nga kujtesa dhe librat e historisë. Ditën që e bën me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi të”,- u shpreh kreu i socialistëve Edi Rama.
Mazhoranca nderoi dje ditën e pavarësisë së vendit dhe njëkohësisht ditën e Clirimit të Shqipërisë duke vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve.
RAMA-BERISHËS NE TWITTER: S'MUND TË SHESËSH DETIN DHE TË FESTOSH ÇLIRIMIN
Në 67 vjetorin e Clirimit të Shqipërisë kreu i opozitës Edi Rama ka reaguar edhe në faqen e tij zyrtare në internet duke akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha, se ka shitur territorin detar të vendit dhe ka vjedhur popullin. “Ta falenderojmë Saliun që i rri larg 29 nëntorit. S'mund të shesësh detin, vjedhësh popullin, importosh plehra dhe festosh diten e clirimit”,- komenton në faqen e tij zyrtare në Twitter lideri socialist.
META: EMOCIONET POLITIKE, HISTORIA NUK I TOLERON
“Nuk kemi komplekse të nderojmë partizanët, komunistët këdo qoftë se dha jetën për lirinë e atdheut. Jemi realistë dhe theksoj se historia nuk i toleron emocionet politike”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës që kreu i LSI, Ilir Meta bëri sot pas homazheve që kreu në Varrezat e Dëshmorëve dhe monumentin e Nënë Shqipëri me rastin e Ditës së Clirimit.
Në fjalën e tij kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se 29 Nëntori është një ditë e rëndësishme për shqiptarët pasi ishte fitorja e Luftës Anti-fashiste Nacional-Clirimtare ajo që i bëri të paprekshme themelet e pavarësisë së Shqipërisë.
“29 Nëntori është një ditë jashtëzakonisht e rëndëisishme për një arsye shumë të qartë, se ka qënë fitorja e Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare, një luftim i drejtë i partizanëve, të atyre që e fituan këtë luftë duke bërë të paprekshme sovranitetin dhe territorin shqiptar. Të urojmë familjeve të dëshmorëve dhe të partizanëve dhe të gjithë popullit shqiptar, Gëzuar këtë ditë të lavdishme dhe i pavdekshëm qoftë kontributi dhe sakrifica e tyre dhe do të jetë i përjetshëm kujtimi i të rënëve” ka theksuar Meta.
Lidhur me festimet që e djathta në pushtet kreu më 28 nëntor dhe Ditën e Clirimit, Meta theksoi se LSI-ja nuk pajtohet me pjesën tjetër të koalicionit për t`i festuar në të njëjtën ditë të dyja festat, ndërsa shtoi se për historinë nuk mund të vendosin partitë politike
“Është qëndrimi i tyre dhe ne nuk pajtohemi sepse ne mendojmë dhe besojmë që datën e atyre që kanë luftuar nuk mund ta vendosin gjenerat e mëvoshme dhe partitë politike. Faktet tregojnë se 29 Nëntori është shënuar si Dita e Çlirimit të vendit dhe absolutisht nuk duhet që emocionet politike të ngarkohen mbi historinë sepse nuk i bëjnë mirë as politikës dhe as historisë” ka theksuar Meta.
I pyetur se nëse LSI-ja vlerëson Partinë Socialiste për ta festuar ditën e Clirimit më 29 Nëntor, Meta theksoi se në lidhje me këtë ditë duhet të vlerësohen komunistët pasi ata kanë një peshë kryesore për çlirimin e vendit.
“Ne nuk kemi komplekse të vlerësojmë. Ne vlerësojmë komunistët shqiptarë pasi janë ata të cilët kanë mbajtur peshën kryesore në luftën për çlirimin e atdheut. Ne duhet të jemi realist dhe historia nuk bëhet përditë apo çdo katër vjet” ka theksuar më tej Meta.
DITA E CLIRIMIT
Në Nëntor të vitit 1944 Shqipëria clirohet nga okupatori i huaj nazifashist gjerman në sajë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare. Me protokoll data 29 Nëntor nuk është ndryshuar, por e djathta prej disa vitesh feston në datën 28 Nëntor festën e Clirimit së bashku me atë të Pavarësisë, ndërsa e majta besnike e datës 29 Nëntor. Sot, data 29 Nëntor është ditë zyrtare pushimi.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Clirim i Shqipërisë, homazhe te varrezat e deshmorëve VIDEO: 67 Vjet Clirim, Rama-Meta: Politika s'ndryshon dot datat historike!