E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Mingon: Të ketë rezultat, nuk duhet të prishet konsensusi

TIRANE-Një ditë para mbledhjes së tryezës për Reformën Zgjedhore zëvëndës Presidentit i Asamblesë së Këshillit të Europës njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit ad hoc për reformen zgjedhore këshillon palët të mos tërhiqen nga konsesusi i arritur, por të dalin me një draft që të jetë i pranueshëm nga të gjithë.

Sipas Jean-Claude Mignon, Këshilli i Europës ka punuar shumë që palët të arrinin konsensusin dhe kthimi mbrapa do ishte e dëmshme për demokracinë.
“Këshillit i Europës së bashku me Asamblenë e KE-së kanë punuar për arritjen e një konsensusi mes palëve dhe prishja e marrëveshjes tani do të ishte e papranueshme për demokracinë. Këshilla ime për Reformën Zgjedhore është diskutim, kjo është demokracia dhe parlamenti. Është e rëndësishme që nesër palët të arrijnë një draft të pranueshëm për të gjithë”, tha Jean-Claude Mignon pas takimit që zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›