Kryeministri Berisha pret Konsujt e Nderit
Kryeministri Berisha priti dje 45 konsujt e Nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë, që erdhën në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë. Gjatë pritjes koktej, të dhënë në Kryeministri në nder të tyre, Kryeministri Berisha u shprehu falënderimet për përfaqësimin që ata i bëjnë Shqipërisë dhe imazhit të saj në vendet e tyre, duke i ftuar të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për të arritur qëllimin më madhor, Shqipërinë vend i zhvilluar.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Duke ju uruar mirëseardhjen e ngrohtë në Shqipëri, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj jush, për përfaqësimin dhe punën e shkëlqyer që bëni për kombin e vendin tim. Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë krenarë për ju dhe shumë mirënjohës për punën tuaj shumë të çmuar”.
Më tej kreu i qeverisë nënvizoi se është koha të përshpejtojmë zhvillimin e Shqipërisë, është koha të shfrytëzojmë të gjitha potencialet e saj. Shqipëria po adopton një politikë të jashtme paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi dhe po punon në rajon për integrimin rajonal, si një proces kyç për të kaluar vështirësitë e së kaluarës. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s dhe po bën më të mirën për të përmbushur të gjitha detyrimet. Prioriteti kryesor për vendin është integrimi në Bashkimin Europian. Në të gjitha përpjekjet tona, ne besojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të jetë një proces tërësisht i bazuar në performancë.
“Ne kemi pasur një trashëgimi të vështirë dhe të hidhur. 19 vjet më parë, siç e dini, Shqipëria ishte vendi i tretë apo i katërt më i varfër në botë. Ne e filluam këtë udhëtim si një vend me 204 dollarë të ardhura për frymë dhe tani qëndrojmë në grupin e vendeve me të ardhura mesatare të larta, tani jemi një vend me mbi 8000 dollarë të ardhura për frymë. Shqipëria ishte vendi më i kolektivizuar në botë. Sot, Shqipëria është një nga vendet më privatë në botë. Qeveria e Shqipërisë qëndron mes 10 qeverive më të vogla në planet. Shqipëria po e bazon zhvillimin e saj plotësisht mbi iniciativën e lirë, duke shfrytëzuar liritë.”, theksoi kryeministri Berisha.
Ai ju tha Konsujve të Nderit se ne jemi përpjekur të krijojmë në këtë vend klimën më të mirë për bizneset dhe investitorët. Disa indekse në këtë aspekt tregojnë se ka progres. Ndërkohë që në botë investimet e huaja direkte për periudhën 2007-2010 u zvogëluan me 37 për qind, në Shqipëri, investimet e huaja direkte për periudhën 2006-2010 u rritën me 316 për qind. Eksportet në vend për periudhën 2006-2011 u rritën me 300 për qind. Ne nuk e njohëm recesionin ekonomik. Sigurisht u përballëm me pasojat e krizës ekonomike globale dhe europiane, por në vend nuk u zhvillua asnjë recension ekonomik. Liritë ekonomike në botë vitin e kaluar u ngadalësuan, ndërsa në Shqipëri u rritën me 16 për qind.
“Unë nuk pretendoj se ne kemi përpara një bulevard. Jo, ende jo. Por ne po punojmë shumë që të përmirësojmë klimën e biznesit në vend. Ne vendosëm një nga sistemet më barrën më të ulët fiskale në Europë dhe më gjerë - taksa e sheshtë prej 10 për qind, kontributet e sigurimeve shoqërore prej 15 për qind, hoqëm shumë tarifa dhe studimet serioze tregojnë se qeveria shqiptare i përket grupit të 10 vendeve me ndërhyrjen më të vogël të qeverisë, çka është shumë e mirë”, tha Berisha.
Kryeministri tha se ne po punojmë për ta ndryshuar vendin. Shqipëria ka pasur, mendoj, infrastrukturën më të keqe që mund të ekzistonte. Në fillim të vitit 2006, në rrjetin rrugor prej 18000 kilometra rrugë, vetëm 2430 kilometra ishin të shtruara. Pjesa tjetër ishte thuajse njësoj si në mesjetë. Qeveria ime u angazhua në ndërtimin e një rrjeti të ri rrugësh në vend, bazuar në konceptin, shqiptarët nga çdo kënd i vendit të vijnë në Tiranë duke kursyer të paktën më shumë se 60 për qind të kohës. E ndoqëm këtë qëllim dhe tani kemi shtruar më shumë se 9000 kilometra rrugë. Për një vit, ne mbarojmë punën më të vështirë. Mbetet ende punë për t’u bërë, por ne po punojmë mbi rrugët dytësore dhe tretësore. Kështu, në dy vite do të përfundojmë një rrjet të ri rrugor. Pa dyshim do të jetë midis rrjeteve më të rinj, më të mirë dhe më të gjerë në rajon.