E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan konflikti për pronën, plagosën babë e bir

ELBASAN- Sherri mes dy familjeve të një gjaku, për disa rrënjë ullinj, në fshatin Shtëpanjë të Komunës Gositme, ka shkaktuar plagosjen e dy anëtarëve të familjes, babë e bir, 56 dhe 14 vjeç.

Ngjarja ndodhi mesditën e së martës, kur 58 vjeçari Jonuz Pepa , së bashku me dy djemtë e tij, Delian dhe K. Pepa, 21 dhe 17 vjeç, pasi janë grindur me xhaxhain e tyre 56 vjecar, R.Pepa dhe djalin e tij S.Pepa , i kanë goditur këta me lopatë, duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar autorin, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy djemtë e 56 vjeçarit Pepa, ndërsa dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›