E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrica 2 sekuestrohen 98 kg hashash

Në vijim të operacionit të koduar “Ngrica” të zhvilluar në Gjirokastër ku u sekuestruan 75 kilogramë Mariuanë , një tjetër operacion i koduar “Ngrica 2” është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia mori informacion se në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet një sasi lënde narkotike po transportohej me një automjet tip Benz pa targa , me destinacion Leskovikun e më pas kufirin jeshil me shtetin grek.

Në ndjekje e sipër automjeti ka devijuar nga rruga nacionale duke u futur në një rrugë dytësore që të çon në fshatin Pagar dhe në afërsi të varrezave të fshatit Piskovë të rrethit Përmet ka hedhur në ferra 98 pako me kanbis sativa të mbështjella me letër natriban.

Poseduesi i drogës, ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në rrugën që të çon në fshatin Pagar të Komunës Piskovë por automjeti është prishur edhe ai e ka braktisur atë duke u larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit. Nga informacionet e është bërë e mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit, një shtetas nga Këlcyra , V.A, 26 vjeç i cili është shpallur në kërkim policor dhe për arsye hetimi nuk I bëjmë me dije gjeneralietet e plota të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›