Fallsifikimi, PS-PD replika për kartat e identitetit
TIRANË- PS dhe PD shkëmbejnë replika në lidhje me fallsifikimin e kartave të identitetit që u përdorën në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas deputetit të PD Aldo Bumci këto janë manovra të Ramës për të penguar procesin e liberalizimit të vizave.
“Deklarata për falsifikimin e dokumentave të identitetit është vetëm akti i fundit, në një përpjekje 6 mjore të bojkotit dhe protestave për të lejuar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ky nuk mund të jetë qëndrimi i dhjetra mijërave votuesve dhe anëtarëve të PS, të cilët kanë fëmijë dhe familjarë në emigracion dhe duan të lëviyin të lirë si gjithë qytetarët e Evropës, ky nuk mund të jetë qëndrimi i PS, ky është qëndrimi i një njeriu të vetëm që ka veshur të zezat dhe pret fatkeqsi për qytetarët e tij” – u shpreh Bumci.
Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla i është kundërpërgjigjur se në kutitë e votimit gjenden 70 mijë numra identiteti të falsifikuar dhe jo vetëm ato të bëra publike nga zoti Ruci. “I bëj me dije Sali Berishës se ne jemi gati të verifikojmë një për një, në kutitë e votimit numrat e kartave të identitetit të falsifikuara që u publikuan nga zoti Ruci, dhe deklaroj me përgjegjësi të plotë se në kutitë e 28 qershorit gjenden 70 mijë numra identifikimi të fallcifikuara”- deklaron Balla
Sipas tij, Berisha duhet të hapë kutitë e 28 qershorit që populli të kuptojë mashtrimin elektoral të radhës. “Nëse Sali Berisha është i sigurtë se në kuti nuk fshihen numra identiteti të fallcifikuara, ai duhet të pranojë hapjen e kutive. Nëse Sali Berisha është i sigurtë se nuk ka asnjë lidhje me kartat e identitetit të fallcifikuara të paraqitura nga zoti Ruci dhe se ato gjoja i paskëshim prodhuar ne, këtë e sqaron vetëm hapja e kutive”- thekson më tej Balla.
Ndërsa Bumci deklaratat për falsifikim të dokumentave të identitetit i sheh si funksion të fushatës dëshpëruese të Ramës.
“Deklarata për falsifikimin e dokumentave të identitetit është vetëm akti i fundit, në një përpjekje 6 mjore të bojkotit dhe protestave për të lejuar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian” – përfundon Bumci.
(m.a/BalkanWeb)