Librazhd, gërryhet lumi, 16 familje në rrezik
LIBRAZHD- 16 familje nga fshati Bërzezhd i komunës Qukës në rrethin e Librazhdit japin alarmin për përmbytjen e tokave dhe banesave të tyre si shkak i gërryerjes së zhavorrit në lumin Shkumbin nga firma “Salillari” që po ndërton rrugën Qukës-Qafë Plloc.
Sipas banorëve të Bërzezhdës me punimet pa kriter kjo firmë po iu shkatërron tokat bujqësore familjeve që kanë prona përgjatë rrugës që po rikonstruktohet.
Nga gërmimet që po kryhen janë shkatërruar bimësia dhe masivet pyjore dhe kjo ka favorizuar erozionin e madh të tokave bujqësore.
Gjithashtu në rrezik janë vënë edhe varrezat e njërës prej lagjeve kryesore të fshatit.
(m.a/News24/BalkanWeb)