7 Marsi Berisha uron mesuesit

Kryeministri Sali Berisha uroi mësuesit me rastin e 7 Marsit, duke
vlerësuar figurën e tyre dhe kontributin në mësimdhënie ndër vite.
Gjatë takimeve të zhvilluara paraditen e së mërkurës në Korçë, Berisha ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për bllokim të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Berisha ka sjellë edhe njëherë në vëmendje debatin për Kodin Penal, duke theksuar se Rama 10 ditë më parë nuk donte ta votonte, dhe “nuk e di pse e bën këtë.”
Reagon Rama në Twitter
Pas deklaratave të kryeministrit nga Korca, erdhi edhe reagimi i kreut të PS-së në rrjetin social Twitter. "Shpifja e dites pozita bllokoi Kodin Penal!E verteta pozita e permiresoi dhe votoi kodin ne seancen e parashikuar.Votuam cdo ligj me 3/5!Shpif shpif se dicka mbetet eshte programi i sotem qeverises i KM.Zgjedhja eshte e qarte:Nje Rilindje Shqiptare ose ky rrenim i vazhdueshem.Nje qeveri qe vetem i kerkon llogari opozites pasi vetem shpif ndaj saj eshte fytyra e rrenimit.Carja ne tresh e PD flet vete per rrenimin".
Topi dekoron Harry Fultz
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi sot paradite në Festën Kombëtare të Mësuesit, Harry Fultz (pas vdekjes) si dhe Institutin që mban emrin e tij.
Kreu i Shtetit e dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Harry Fultz, me motivacionin: “Për kontribut të qenësishëm në zhvillimin progresiv dhe modern të arsimit kombëtar shqiptar, veçanërisht në hedhjen e themeleve të arsimit teknik, çka pati ndikim të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare”. Presidenti dekoroi gjithashtu me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Institutin “Harry Fultz”, me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në historinë e arsimit shqiptar si qendër e rëndësishme dhe progresive e arsimimit teknik dhe me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë shqiptare”, si dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zotin Arian Kapedani, me motivacionin: “Për veprimtari shumëvjeçare si drejtues i një shkolle teknike bashkëkohore, me arritje të larta cilësore në procesin mësimor-edukativ, nëpërmjet aplikimit të metodave të reja pedagogjike-metodike”.
Harry Fultz krijoi një shkollë teknike në Shqipëri në vitin 1921, kur Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi, sipas dëshirës dhe nevojave të vetë shqiptarëve Shkollën Profesionale Shqiptare, të parën dhe të vetmen në llojin e vet për një kohë të gjatë. Ndër vite ajo do të njihet si Shkolla Teknike e Tiranës.