E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi natyrën e vet pikturës

Orion Shima (1969) kthehet me ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve pas afro shtatë vjetësh. Quhet Kundërpeizazh ky prezantim që është marrë përsipër nga kuratori italian Francesco Poli i cili thotë se piktura më e fundit e Orion Shimës është shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kujtime, përjetime dhe ëndërrime të adoleshencës, por që në të njëjtën kohë mund të shihet metaforikisht si një përsiatje e stërhollë mbi natyrën e vet pikturës si gjuhë e pazëvendësueshme në ngjizjen e vegimeve vetjake mirëfilli poetike që kanë vlerë universale.

Këto punime të krijimtarisë së viteve të fundit të Shimës, piktor edhe pedagog i pikturës në degën e skenografisë (UA), janë kryesisht në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër. Ekspozita hapet sonte ora 18.00, në sallën e ekspozita të përkohshme të GKA, dhe rri aty deri më 8 prill. / E.Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›