E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Marsi, Shamku:Qeveria po pushon nga puna mijëra mësues

Partia Socialiste duke uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë duke theksuar se ajo po pushon nga puna mijëra mësues.
"Kjo qeveri po pushon nga puna mijëra mësues, dhe po e kthen arsimin shqiptar në stad primitive, në një kohë kur bota ecën në binarët e Teknologjisë së Lartë. Ajo madje po i heq kuptimin dhe vlerën vetë dijes. Ky është 7 Marsi i akullt i Shqipërisë në krizë, e megjithatë ju vazhdoni të luftoni" theksoi deputetja e PS-së Ledi Shamku në një konferencë për shtyp.
Shamku gjithashtu i bërë thirrje arsimtarëve që vijojnë të japin dinjitet e dituri, pavarësisht se kjo qeveri e dhunës e shkallmon përditë dinjitetin e tyre.
"Ju falenderojmë ju arsimtarë, të vjetër e të rinj, që ja dilni të mbillni dijen në mendjet e fëmijve tanë e t'i mbroni sa mundeni këto mendje nga dëmi i teksteve, alter-teksteve e pseudoteksteve që po prodhon injoranca e qeverive më regresive të këtyre dy dekadave. Ky komb është detorës ndaj jush, mësues e mësuese, që vijoni të jini të tillë me shpirt, edhe pse paguheni mos më keq, edhe pse flakeni në rrugë kur dëshmoni se i shërbeni vetëm Shqipërisë e jo partive të Sali Berishës" theksoi Shamku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›