E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI-PD, garanci për reformat

Tiranë, 6 mars, NOA Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e kodit zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re gjatë zgjedhjeve të 2009-ës, madje ka nisur punën edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike në qytetin e Lushnjës, kreu i LSI, Ilir Meta.

Sipas tij, LSI do të kontribuojë në përmirësimet e Kodit, të cilat duhet të bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin e saj për zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.

Ndërsa më tej ka theksuar se LSI-ja është forcë kryesore politike në Lushnjë dhe se ajo po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Duke vlerësuar qeverisjen e përbashkët me Partinë Demokratike, Meta tha se koalicioni me të është garancia e qytetarëve për realizimin e reformave të vendit.

Në fund, Meta ka garantuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se kjo forcë politike do të qëndrojë larg tensioneve false.

Veprimi politik i LSI-së, do të ketë si orientim vetëm integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj e ftojmë edhe opozitën që të kryejë rolin e saj, jo vetëm në përmbushjen e standardeve të BE-së, por edhe në realizimin e aspiratave të qytetareve shqiptarë dhe vet votuesve të saj, theksoi në fjalën e tij, kreu i LSI-së.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›