Elbasan, helmohen me bar miu 4 fëmijë

Katër fëmijë të moshës së mitur janë helmuar me bar miu teksa luanin në afërsi të plehrave në këtë zonë banimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit ku 4 fëmijët janë helmuar aksidentalisht me bar miu.
Policia e cila konfirmoi lajmin tha se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke transportuar fëmijët në drejtim të spitalit rajonal për ndihmën e parë mjekësore.
Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se fëmijët kanë qenë duke luajtur me njëri tjetrin në momentin kur janë ekspozuar aksidentalisht nga solucioni helmues.
Nuk është e qartë ende nëse helmi (bar miu) gjendej në mbeturinat ku po luanin fëmijët apo lënda mbahej nga ndonjëri prej tyre.
Policia tha se aktualisht është angazhuar në dërgimin e fëmijëve në spital për shpëtimin e jetës së tyre ndërsa paralelisht po vazhdojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.