E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thike konflikti per mospagimin e qerase

Sami Kapllani, 57 vjeç është vrarë me thikë gjatë një sherri në afërsi të rrugës "Kongresi i Lushnjes" në kryeqytet. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestoi autorin e krimit, Ylvi Kodra, 61 vjeç.

Kodra, u kap në flagrancë së bashku me armën e ftohtë të krimit, në tentativë duke u larguar nga banesa, pak momente pasi kishte kryer krimin bën me dije policia.

Ndërsa në lidhje me konfliktin që më pas çoi në kryerjen e krimit, policia tha se dyshohet që shkak të ketë qenë qiraja e shtëpisë.

Autori i krimit ishte qiraxhi në shtëpinë e viktimës, Sami Kapllani ndërsa pas kërkesës prej disa kohësh për paratë e papaguara Kodra në grindje e sipër ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen Kapllanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›