7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati, kallëzohet në polici pronari
TIRANË- Mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura ka nxitur 7 gra në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë që në orën 8:15 të mëngjesit të sotëm të ngjiten në katin e 10-të të ndërtesës nga ku kërcënojnë se do hidhen.
Nga pamjet e NEWS24 shihen 7 gratë në tarracën e pallatit ende të papërfunduar. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit i ndërtesës ku ndodhen, në drejtim të oborrit të ndërtesës.
Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të truallit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakort me pronarin e pallatit në ndërtim, të t'ju kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur gratë të ndërmarrin aktin e rëndë. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për t'i zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA. Prej 3 orësh situata ka mbetur pezull, ndërsa banorët deklarojnë se gratë nuk do të lëvizin derisa të marrin një përgjigje për problemin e tyre.
POLICIA: BANORËT KALLËZIM PENAL PRONARIT
Ora 13:10- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje. Sipas një njoftimi për mediat policia sqaron se ka negociuar me banorët, duke i këshillaur ata ta zgjidhin këtë problem në rrugë ligjore.
Po sipas burimeve të policisë, banorët kanë ngriotur një kallëyim penal për pronarin e pallatit, Namik Pelivani.
PRONARI I PALLATIT PËR NEWS24: ASNJË NUK KA TITULL PRONËSIE
Ora 12.55 Namik Pelivani, pronari i pallatit në ndërtim në zonënë e ‘Tiranës së re’ konfirmon për NEWS24 se nuk pranon asnjë takim me banorët, të cilët pretedojnë se kanë një konflikt pronësie me të, përvecse në rrugën ligjore.
Pelivani deklaron se problematika qëndron vetëm për 6 familje, të cilat sipas tij kërkojnë të ëprfitojnë padrejtësisht, pasi duan të legalizojnë ndërtimet pa leje pasi ipas tij asnjë nuk ka titull pronësie.
“Takimi me banorët në rrugë ligjore. Problematika është vetëm me 6 familje qw kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht. Duan të legalizojnë ndërtimet pa leje. Asnjë nga banorët në protestë nuk ka titull pronësie. Banorët kishin ndërtuar pa leje. Zona ka plan rregullues të miratuar. Banorëve u kemi paguar qiranë prej 2 vitesh”,- deklaroi për NEWS24, Pelivani.
BANORËT: NUK LARGOHEMI PA MARRË PËRGJIGJE
Kur kanë kaluar rreth 3 orë nga ngjarja në një pallat në Tiranën e Re, ku 7 gra kërcënojnë se do hidhen nga kalti i 10-të i pallatit, pas një konflikti me pronarin e pallatit, familjarët e tyre, deklarojnë për News 24 se gratë nuk do të largohen që aty pa marrë një përgjigje për problemin e tyre.
“Nuk largohemi që këtej pa marrë një përgjigje. I bëjmë ministrit Bujar Nishani dhe deputetëve të na ndihmojnë, duam një takim me kryeministrin Berisha”, theksojnë ata.
7 GRATË NË TARRACË, SITUATA PEZULL
Ora 10:43 Situata vijon të mbetet pezull në pallatin ende të papërfunduar, në zonën e Tiranës së Re, ku 7 gra që prej orës 8:15 të paradites së sotme qëndrojnë në katin e 10-të të pallatit dhe kërcënojnë se do hidhen nëse nuk kompensohen për shtëpitë e prishura. Gazetari i NEWS24 Spartak Koka bën me dije se është shoqëruar njëri nga bashkëpronarët Aalket Koromani që bashkë me zotin Pelivani kanë fiormosur aktet noteriale që janë firmosur me familjen Lila për 2 apartamente një dyqan dhe garazhd si kompensim për prishjen e shtëpisë. Akti është firmosur në 2009, ku sipas familjarëve pretendohet se zoti Pelivani nuk i njeh këto akte. Dritan Lamja shefi i komisaritatit numër 6 po negocion me familjarët e grave, ndërkohë që mësohet se në orën 13:00 do të bideohet për arritjen e një zgjidhje me pronarin Namik Pelivani.
BANORI: DUAM HYRJET OSE GRATË DO HIDHEN
Banori i pallatit, nëna e të cilit qëndron bashkë me gratë e tjera thotë për NEWS24 se gratë do vetëflijohen nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
“Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njoh. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon. Kemi dashur ta cojmë problemin në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënë time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. Ose do hidhen ose të bëhet kontrata”,- tha banori.
BANORI HYSEN PEZA: KOMUNA KASHAR PËRGJEGJËSE
Komshiu i banoreve, të cilat kërcënojnë me jetë nga kati i 10-të i një pallati në ndërtim në zonën e ‘Tiranës së Re’ shprehet për NEWS24 se përgjegjëse për situatën është Komuna Kashar, ndërkohë që thekson se pronari i pallatiti të ri Namik Pelivani ka shkelur kontratën dhe nuk u ka dhënë dëmshpërblim për dëmtimin e banesave.
“Banoret lart janë komshitë e mia. Pallati i ri që po ndërtohet ka marrë leje ndërtimi në vitin 2006 dhe e ka rinovuar në vitin 2009. Ka punuar 1 vit pa leje. Në momentin që është hap gropa jemi ankuar në kryetarin e Komunës së Kasharit. Nga ndërtimi më janë dëmtuar 2 shtëpi, jam ankuar dhe Prokuroria
më ka dhënë të drejtë. Deri tani nuk jemi dëmshpërbly. Komuna e Kasharit është përgjegjëse për këtë dëm. Nuk kam asnjë lloj kontrate. Ne presim zgjidhje nga komuna e Kasharit, se po të zbatohet ligji nuk ka asnjë konflikt të marrin masa, nuk duam asnjë më tepër duam atë që na takon. Përqindjen i dua lekë”,- tha Peza.
SAIMIR TAHIRI NË VENDNGJARJE
Deputeti socialist Saimir Tahiri, njëkohësisht kreu i PS-së për Tiranën ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me forcat e rendit dhe banorët.
LAJM NE VIJIMESI Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja