Të rinjtë serbë në Kosovë më të informuar se vjet për dialogun
PRISHTINË- Të rinjët serbë nga Kosova janë më mirë të informuar për dialogut mes qeverisë së Prishtinës dhe Beogradit, se një vit më parë. Këtë e tregojnë rezultatet paraprake të hulumtimit realizuar nga Qendra Rinore në Graçanicë, me përkrahje financiare të Fondit Ballkanik për Demokraci.
Sipas hulumtimit, në dallim nga viti i kaluar, kur tre të katërta e të anketuarve nuk dinin përgjigjet e pyetjeve themelore, si kush janë udhëheqësit e grupeve negociatore apo ku mbahen takimet, sot nuk ka pothuajse asnjë person që nuk ka informata elementare.
"Megjithatë, nga ana cilësore, shumica e pjesëmarrësve vlerësojnë se procesi i dialogut nuk është transparent sa duhet, se mediat informojnë vetëm për aspektet protokollare, dhe jo edhe për ato thelbësore, dhe se deklaratat kontradiktore të udhëheqësve të grupeve negociatore, Edita Tahiri dhe Borko Stefanović, shkaktojnë konfuzion dhe irritojnë publikun serb, por edhe atë shqiptar", thuhet në një komunikatë të Qendrës Rinore në Graçanicë.
Graçanica është komunë e re me shumicë serbe, afër Prishtinës, e krijuar në procesin e decentralizimit në Kosovë, sipas Paketës Ahtisaari.
(el.me/BalkanWeb)