Agjenda evropiane i kontribuon mirëqenies së qytetarëve

Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku sot realizoi një vizitë në komunën e Prizrenit për të intensifikuar me agjendën Evropiane të Kosovës, duke qenë sa më afër qytetarëve për të komunikuar procesin e integrimit
Ministrja Çitaku ishte e shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri Slobodan Petrovic dhe Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Gjatë kësaj vizite delegacioni u takua me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me të cilin diskutua më në detaje procesin e integrimit Evropian dhe kriteret për Liberalizimin e Vizave në raport me komunën e Prizrenit.
Ministrja Çitaku foli për rëndësinë e bashkëpunimit dhe avancimit të komunikimit ndërmjet Institucioneve Qendrore dhe atyre Lokale për ti kontribuar sa më shumë procesit.
Gjithashtu, Ministrja potencoi rendësinë e informimit të opinionit kundër migrimit ilegal dhe azil kërkimit, por njëkohësisht u diskutua edhe për Riintegrimin e përsonave të Riatdhesuar, kritere këto që nëse menaxhohen si duhet i kontrbuojnë procesit, por nëse jo dëmtojnë avansimin drejt Liberalizimit të Vizave për Kosovën.
Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se “avansimi drejt integrimit Evropian është për të mirën e Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Njëkohësisht edhe dialogu me Sërbinë është pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, që është edhe kriter për tu integruar në Bashkimin Evropian.”
Gjithashtu, gjatë prononcimit për media, Ministrja Çitaku dënoi sulmin dhe dëmtimin e varrezave Ortodokse nga kushdo që është bërë, duke thënë se “vepra të tilla janë të liga, nuk i bëjnë nderë askujt dhe vetëm se i kontribuojnë ndarjes midis popujve”.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Muja tha se “janë duke punuar maksimalisht për të kryer detyrimin e tyre si komunë, duke kontribuar agjendës Evropiane, dhe në praktikë janë duke krijuar kushte sa më adekuate për ri-integrimin e personave të riatdhesuar”.
Ai gjithashtu shtoi se “Komuna e Prizrenit ka nivelin e larta të përgatitjes kadrovike si dhe sistemit të krijuar për menaxhimin me ri-integrimin e personave të riatdhesuar në këto komuna”, thuhet në një njoftim të MEI-së./Indeksonline/